Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij hulumtimi është krahasimi i dy framework të Node js përkatësisht NestJS dhe ExpressJS të cilat përdoren për ndërtimin e aplikacioneve efiqiente dhë të zgjerueshm e nga ana e serverit. Node.js e (njohur edhe si Node) është një përmbledhje e paketuar e motorit JavaScript V8 të Google, për ndërtimin e lehtë të aplikacioneve të

shpejta,të shkallëzueshme dhe të lehta sa i përket hapsiërs memorike që këto framework alokojnë për nevojat e tyre. Node.js është një tekonologji e cila është ndërtuar duke u përqëndruar në performancën e lartë si dhe konsumin e ulët të memories kompjuterike. Në këtë punimë, ne ofrojmë një përmbledhje të dy Node.js framework-ave shumë të popullarizuar duke i krahasuar ata ndërmjet vete më qëllim që të kemi më të lehtë që të vendosim se cili prej tyre na përshtatet më shumë për nevojat tona të krijimit të një aplikacioni nga ana e serverit. Fillimisht, ne përqendrohemi në modularitetin e Node, disa nga vequritë e tij kryesore si dhe menyra e punës së tij, qfarë na ofronë më shumë në krahasimë me gjuhët e tjera që përdoren nga ana e serverit si dhe historikun e tij, gjithashtu lidhshmërinë e ngushtë me javascript dhe arkitekturën e punës së Node.js. Karakteristika kryesore e Node.js është përdorimi i non-blocking event-driven I/O me një model programimi asinkron për të mbetur i lehtë dhe efikas në trajtimin e shumë kërkesave njëkohsishtë e njohur ndryshe edhe si concurrency. Këto përmbajnë tiparet themelore të Node.js , të cilat i diskutojmë në detaje si dhe detajet e dy framework-ave të tij. Node.js ndryshon nga JavaScript të cilën ne e përshkruajmë duke theksuar disa mangësi të mëdha në JavaScript gjë që Node.js i rregullon këto mangësi. Po ashtu, duke krahasuar dy framework-at e Node.js do të shohim diferencat e tyre në implementimin e struktures së gatshme e cila na ofrohet out-of-the-box, si dhe sqarimin e qdo file të gjeneruar automatikisht nga këta framework-a, emertimin e tyre si dhe funksionalitetin të cilin na ofrojn e gjithashtu arsyjet e përdorimit të tij. Me Node.js, mund të ndërtohen aplikacione komplekse në kohë reale që mund të shkojnë deri në miliona lidhje klientësh njëkohsishtë. Ne gjithashtu diskutojmë faktorët që mbështesin zgjedhjen e Node.js dhe pse zhvilluesit duhet ta përdorin atë, si dhe benifitet e përdorimit të framework-ave të Node.js nga zhvilluesit e aplikacioneve nga ana e serverit por jo vetëm kaq, përdorimi i Node.js nga ana e serverit lehtëson edhe punen e zhvilluesve të aplikacionit nga ana e klientit si dhe ul kostot e mirembajtjes dhe redukton numrin e kerkesave që duhet bërë për të punuar aplikacioni gjë që kemi trajtuar dhe permendur raste ku Node.Js ka permirsuar dhe optmizuar punën e aplikacioneve egzistues që kan kaluar pastaj ne Node.js. Do të diskutojmë dhe sqarojmë se si duhet të instalohen këto dy framework-a, dhe njëkohsishtë qfarë na ofrojnë ata nga instalimi bazik i tyre. Do të krijojmë një aplikacion bazikë ku do të shqyrtojmë se si duhët të krijohet i njejti aplikacion në dy framework-at. Gjithashtu, Node.js ofronë mundësin e lidhjes me databazë, ku suporton thuajse të gjitha llojet e databazave egzistuese. Do të ofrojmë nje shembull të lidhjes me databazë të të dy framework-ave me MongoDB një databazë e cila punonë shume mire me Node.js. Kur flasim për zgjerueshmërin e aplikacioneve komplekse dhe të mëdha, Node.js është një tekonologji e cila e ofron shumë mirë këtë shërbim, si në aplikacione më strukturë monolite edhe ato me microshërbime, do të diskutojmë gjithashtu se qfarë zgjerushmërie na ofrojnë këto dy frameworka të Node.js dhë cila është më e lehtë të zgjerohet, pasi që zgjerueshmëria e një aplikacioni është një ndër faktorët kryesorë të cilin duhet të kemi parasysh kur krijojmë një aplicakionë të madhë dhe kompleks. Node.js njihet gjithashtu për shpejtësin e saj shumë të madhe, pas krijimit të aplikacioneve tona të thjeshta ne do të bëjmë një krahasim ndërmjet tyre rreth performances si dhe qfarë mundësi na ofrojnë që të permirsojmë performancën e tyre. Përfundimi kryesor është që zhvilluesit duhet të kuptojnë se cili framework duhet të përdoret nga ta për nevojat dhe qëllimet e aplikacionit të tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2902

Share

COinS