Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

Language

Albanian

Abstract

Kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX,ishin formuar shumë shtete. Lindja e shteteve të reja në Evropë dhe botë,zhvillimi dhe forcimi i tyre në fushën ekonomike dhe politike, kishte nxitur ndryshime të mëdha socio-ekonomike dhe politike. Garat për të pushtuar e dominuar troje e tregje të reja ishin bërë detyrë e përditshme politike, për të gjithë udhëheqësit e shteteve të fuqishme.Secili prej tyre kishte hartuar planet e veta sipas ”mundësisë së forcës”.Me këtë qasje të të udhëhequrit ishte ”nxitur lufta garuese e armatimit”, që për kohë të shkurtë, do të rezulton me mospajtime serioze, përçarje dhe krijimin e "Aleancave Ushtarake", duke e ndarë jo vetëm Evropën mes veti, por mbarë botën në "zona e blloqe interesi": ekonomike, politike dhe ushtarake, pa mos dhënë llogari para askujt!

Në rrethana të këtilla, e tërë kjo do të finalizohet me luftëra, të zhvilluara në fronte më të mëdha, më të tmerrshme, më të përgjakura, të njëpasnjëshme, me armë të papara gjerë atëherë, që kulmin e tyre e kishin arritur gjatë dy Luftërave Botërore, në gjysmën e parë të shek. XX, me pasoja fatale për njerëzimin, që për brezat më të ri, mund të jetë ndoshta edhe e pabesueshme, nga ajo që sot dëgjojnë, lexojnë apo shikojnë në video- insertet, materiale të zbuluara nëpër bodrumet më sekrete.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.255

Share

COinS