Date of Award

Fall 9-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Muhamet Avdyli

Language

Albanian

Abstract

Numri i web sajteve në internet gjithnjë e më shumë po rritet, këto sajte zhvillohen nga programerë të ndryshëm duke përdorur gjuhë të ndryshme programuese. Ashtu që produkti final të jetë i suksesshëm, këto web sajte duhet të zhvillohen në bazë të një procesi, i cili do të shpjegohet në detaje dhe është objektiv kryesor i këtij punimi.

Procesi i tillë ndihmon në efikasitet më të lartë të produktit final, pasi që kërkesat kryesore ndahen në kërkesa më të vogla deri ne maksimum ashtu që krijohet një lloj hallke e cila mundëson planifikim shumë të mirë.

Në këtë proces përfshihen të gjithë hapat që ndërmerren për krijimin e një web sajti siç janë: Definimi i problemit, mbledhja e kërkesave, dizajnimi, zhvillimi, testimi dhe lansimi i produktit final. Këto mund të quhen ndryshe edhe si aktivitete të cilat duhet ndjekur për një proces të suksseshëm. Përfillja e një procesi të tillë është e domosdoshme dhe me një prioritet të lartë pasi ndikon pozitivisht në rritjen e efikasitetit të punës së programerit, e po ashtu edhe në aspektin kohorë, duke e zvogëluar kohën që nevojitet për zhvillimin e një web sajti të kompletuar dhe duke ulur koston e nevojshme për të.

Metodat hulumtuse të këtij punimi janë kryesisht të bazuara në libra dhe projekte të ndryshme të cilat veçse kanë kaluar në një proces të tillë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2945

Share

COinS