Date of Award

Summer 8-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fëllënza Spahiu

Language

Albanian

Abstract

Plaget operatore jane plage ne lekure ose ne inde te thella te kryera gjate nje procedure kirurgjikale nga nje mjet kirugjikal .si ne rastin konkret me instrumentin kirugjikal.bisturia. . Në kuptimin që ne përdorim sot plaga është dëmtimi apo prishja e tërësisë së lëkurës dhe elementeve anatomike të saj. Na duket i arsyeshëm se klasifikimi që i ndan plagët në dy tipa kryesorë: në plagë që kanë humbur ind dhe në plagë që nuk kanë humbur ind dhe lidhur me këtë pikë shumë të rëndësishme bëhet edhe vlerësimi i plagëve në vartësi të shkaktarit, karakteristikat anatomiko-patologjike.

Qëllimi parësor i hulumtimit: Vlerësimi i nivelit të kënaqshmërisë së pacientëve të palëvizshëm ndaj kujdesit infermieror. Qëllimi dytësor i hulumtimit: Vlerësimi i njohurive infermierore lidhur me menaxhimin e plagëve të dekubitusit.

Materiali dhe metodat Metodologjia kyçe e këtij hulumtimi është ajo sasiore. Në hulumtim morrën pjesë 10 pacientë të palëvizshëm me plagë dekubitale. Intervista me pacientë u realizua përmes telefonit.

Rezultatet Vlerësojmë se pacientët pjesëmarrës në hulmtim ngren lartë rolin dhe njohuritë infermierore në kuadër të mjekimit të plagëve dekubitale. Katër lloje te njohurive te infermrieve u shqyrtuan; njohuri empirike, estetike, personale dhe etike, ku njohurite etike dolin me rezultatin më të lartë. Përvoja e punës ishte faktori i vetëm që ndikoi në zgjedhjen e të anketuarve për llojin e njohurive.

Diskutime Në hulumtimet e mëparshme, infermierët duhet të përdorin njohuri të përparuara për të optimizuar shendetin e individëve kujdesin dhe mirëqenien gjatë procesit të kujdesit. Infermirët që merren me mjekimin e plagëve dekubitale u kërkohet cilësi të lartë njohurish për të arritur kompetencën e kërkuar.

Përfundimet Dekubitusi ose plaget dekubitale (te shkaktuara nga pozita e shtrire) jane vende te lekures se demtuar dhe ndonjehere edhe te indeve me te thella te cilat jane rrezultat i ushqyeshmerise se gabuar dhe qarkullimit te dobet te gjakut ne ate regjion. Infermierët duhet të kenë kujdes të tej-shtuar me këta pacientë në kuadër të përmirësimit të jetës së tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2940

Included in

Nursing Commons

Share

COinS