Date of Award
Summer 7-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerim Zylfiu
Language
Albanian
Abstract
Integrimi i sistemit të menaxhimit dixhital të pasurive të patundshme është shumë i rëndësishëm për menaxhim të mbarë të pasurive të patundshme dhe pozicionimin e tyre në treg si dhe luan rol të veçantë në sigurimin e avantazhit të një kompanie ose të një individi të vetëm ndaj konkurrentëve. Kur një individ apo kompani dëshiron të shes/jep me qira ndonjë pasuri të vetën, është mjaft e nevojshme që ta prezantojnë atë me botën në mënyrë të zhurmshme. Po ashtu në anën tjetër kur ndonjë individ dëshiron të blej/marr me qira ndonjë pronë kërkon mundësi më të lehtë dhe më të shpejtë për këtë proces.
Në këtë punim është analizuar mënyra se si është bërë zhvillimi i një ueb aplikacioni të tillë i cili do të mundësojë menaxhimin e pasurive të patundshme. Janë analizuar në detaje jo vetëm arkitektura dhe teknologjitë të cilat janë përdorur në zhvillimin e këtij ueb aplikacioni por edhe disa teknologji të ngjajshme për një studim më të mirë të tyre.
I gjithë procesi i zhvillimit të këtij ueb aplikacioni është majft sfidues dhe intrigues, qysh në analizimin e teknologjive me të cilat do të zhvillohet pastaj me fazat e para të zhvillimit e deri në publikimin e tij.
Nga ky punim kam përfituar njohuri shumë të mëdha sa i përket zhvillimit të një ueb aplikacioni në mënyrë profesionale dhe të duhur e cila më ndihmoi në kuptimin e rëndësisë së përzgjedhjes së arkitekturës para se të fillohet zhvillimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2939
Recommended Citation
Hyseni, Mynevere, "Integrimi i Sistemit të Menaxhimit Dixhital të Pasurive të Patundshme Bazuar në Arkitekturën e Pastërt Mvc" (2021). Theses and Dissertations. 2740.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2740