Date of Award

Fall 9-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Zonat urbane janë një grup i ndërtimeve dhe hapësirave me aktiviteteve të ndryshme. Hapesirat e zbrazëta ndërmjet strukturave të këtyre ndërtimeve, shpesh shihen si efekt anësor, dhe mbesin te neglizhuara. Ky fenomen i gabur shfaqet si shkak i planifikimit të gabuar, menaxhimit të dobët të hapësirës ndërtimore, dhe koordinimit të dobët të ndërtesave me njëra tjetrën. Për shkak të mungesës së funksionit në këto hapësira, qytetarët tentojnë t'i përceptojnë si hapësira të vdekura dhe të pamundshme për tu shfrytëzuar¹. Duke marrur parasysh kërkesat e mëdha në qytet për hapësira të lira ku mund të mundësohet banimi, humbja e potencialit në këto hapësira është e papranueshme. Potenciali që përmbajnë këto hapësira është aq i madh, duke siguruar mundësi për funksione dhe planifikime të reja. Rigjenerimi i këtyre hapësirave mund ta ndryshojë përceptimin e zbrazëtirave urbane. Qyteti i Prishtinës është njëra ndër qytetet qe ka dukshëm një numër të madh të zbrazëtirave urbane. Këtë qytet e karakterizon edhe zgjerimi i vrullshëm i tij në pjesët periferike, duke neglizhuar problemet e pazgjidhura në qendër të saj. Kërkesat e mëdha për banim, parashtrojnë edhe zgjidhjen e problemit. Pra një pjesë e problematikës së tanishme e nevojës së banimit mund te koncentrohet në zbrazëtirat urbane. Sfida e planifikimit në zbrazëtirat urbane, përkatësisht integrimi i funksionit të banimit në një hapësirë kaq të limituar, më ka motivuar ta zgjedh një lokacion të tillë, ku gjerësia është 3.3 metra, dhe në të tri anët kufizohet me objektet fqinjë kryesisht të ngritura në lartësine P+3. Pjesë e hulumtimit ka qenë kryesisht stili i shtëpive individuale ne Japoni, pra ndërtime të koncentruara ne vertikalitet, me dimensione minimale të lokacionit, si pasojë e çmimeve dhe taksave të larta të tokës. Thjeshtësia, vijat e drejta, ngjyra e bardhë dhe hapjet ne dysheme si ndihmesë për ndriçim maksimal dhe rritje të komunikimit të hapësirave të brendshme në mes njëra tjetrës, janë disa nga elementet me te cilat synohet që të arrihet poetika në arkitekture, përkatesisht minimalizmi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2933

Included in

Architecture Commons

Share

COinS