Date of Award
Summer 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Abdullah Gruda
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Hipertensioni është sëmundja më e përhapur vdekjeprurëse e kontrollueshme në shekullin e sotëm dhe përbën një nga shkaqet më të zakonshme të kontrolleve tek mjeku i familjes dhe shtrimit në spital. Qëllimi i ketij studimi është vleresimi i krizës hipertensive, dhe komplikacioneve te saj dhe propozimin e masave për të kontrolluar këta faktorë.
Metodat: Për të realizuar këtë punim është përdorur metodologjia e rishikimit të literaturës në lidhje me menaxhimin e hipertensionit. Informacionet e paraqitura janë siguruar nga literatura të shumta shkencore kryesisht në 10 vitet e fundit në për Databaza të fushës së infermierisë.
Prezantimi dhe analiza e rezultateve: Hipertensioni ka tre faza. Faza e parë mund të përkufizohet si presion sistolik i gjakut prej 140 mmHg dhe presion diastolik i gjakut 90 mmHg ose më i lartë. Faza dy përcaktohet si 160 / 100mmHg ose më e lartë. Faza e tretë konsiderohet si hipertension i rëndë dhe përcaktohet kur presioni sistolik i gjakut është më i madh se 180 mmHg dhe presioni diastolik i gjakut është më i madh ose i barabartë me 110 mmHg.
Konkluzion: Hipertensioni përbën nje kërcënim serioz për shëndetin. Një komplikacion potencialisht fatal i hipertensionit është kriza hipertensive. Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm që të marrin medikamentet edhe gjatë udhëtimeve dhe të kujdesen për një dietë me sasi të ulët të kripës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2928
Recommended Citation
Pajaziti, Andris, "Menaxhimi i Hipertensionit" (2021). Theses and Dissertations. 2751.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2751