Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Engineering (ME)

Department

Engineering Management

First Advisor

Nol Dedaj

Language

Albanian

Abstract

Ky hulumtim ka të bëjë me auditimin e sigurisë së elementeve të rrugës pas përfundimit të punimeve ndërtimore të Autostradës “Arbën Xhaferi”, ndërtimi i së cilës ka nisur në vitin 2015, me gjatësi 65km nga kryeqyteti i Republikës së Kosovës - Prishtina në drejtim të kryeqytetit të Maqedonisë Veriore - Shkupit, inaugurimi i së cilës është bërë në muajin maj të vitit 2019.

Teza e masterit përshkruan konceptin e Auditimit të elementeve të sigurisë rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” i cili është bërë para se të bëhet hapja, në mënyrë që të bëhet auditimi i të gjitha elementeve të sigurisë rrugore, për të vlerësuar se sa është siguria në këtë autostradë pas hapjes për shfrytëzim nga automjetet. Kontrolli dhe vlerësimi është bërë, duke bërë kontrollimin e sinjalizimit vertikal dhe të atij horizontal, ku përfshihen po ashtu edhe pahit elastike, rrethojat kufizuese që shërbejnë për mos lejimin e personave të paautorizuar dhe kafshëve, ndriçimi tek udhëkryqet (hyrjet dhe daljet), rrigollat, pusetat, kthesat, drenazhimi i jashtëm dhe i brendshëm, rëniet gjatësore dhe tërthore, etj.

Vlerësimi dhe auditimi i elementeve të sigurisë së autostradës “Arbën Xhaferi” jep vlerësim përfundimtar se sa është e nevojshme të ndërhyhet në pika të caktuara dhe se sa është siguria në autostradë gjatë shfrytëzimit të automjeteve. Pas komenteve të dhëna gjatë auditimit merren masa për përmirësimin e tyre apo edhe ndërhyrjen për ndryshime në mënyrë që siguria e rrugës të jetë në nivelin sipas standardeve të kërkuara.

Gjatë këtij hulumtimi arrihet:

  • Lëvizja e automjeteve në autostradë të ketë nivelin e sigurisë sipas standardeve përkatëse;
  • Sinjalizimi horizontal dhe vertikal të jenë në nivelin e duhur në mënyrë që pas hapjes së autostradës mos të ketë nevojë për kosto shtesë pasi që dëmtohet investitori, në këtë rast Ministria e infrastrukturës;
  • Të mundësojë qarkullimin e automjeteve në kushte atmosferike kur temperaturat janë të ulëta që gjatë përdorimit të autostradës të kenë komoditetin, duke u shmangur të gjitha pengesave gjatë sezonit dimëror;

Fjalët kyçe: Sinjalizimi horizontal dhe vertikal, pahite elastike, rrethojat kufizuese, auditimi i elementeve të sigurisë

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2925

Included in

Engineering Commons

Share

COinS