Date of Award
Fall 9-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Vlora Kurti
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Kushtet ekonomike të mira, përkrahja nga familja dhe miqtë, pjesëmarrja në seancat e hemodializës(HD)me rregull ,kufizimi i lëngjeve, respektimi i dietës, marrja e medikamenteve sipas rekomandimeve janë thelbësore për përmirësimin e kualitetit të jetës te pacientët në hemodializë. Qëllimi: Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i kualitetit të jetës te pacientët në hemodializë. Të vlerësohet regjimi dietik, dieta ushqimore, kushtet ekonomike, mbështetja familjare, përdorimi i rregullt i barnave të përshkruara nga mjeku, si dhe të vlerësohet roli i edukimit të profesionistëve shëndetësor. Metodologjia: Për hulumtim është zgjedhur Qendra e Hemodializës në Ferizaj, ku pjesëmarrësit në këtë hulumtim ishin pacientët me sëmundje kronike të veshkave të cilët trajtohen me programin e hemodializës. Në këtë hulumtim morën pjesë 60 respodentë, mosha e respodentëve varion nga 23-76 vjeç dhe janë përfshirë të dy gjinitë. Mbledhja e të dhënave është bërë në mënyrë të randomizuar ku janë përfshirë vetëm pacientët që e kanë pasur programin e hemodializës në ditën kur janë shpërndarë pyetësorët. Rezultatet: Sipas këtij studimi rezultoi se 87% e pacientëve e vlerësuan cilësinë e jetës me hemodializë mirë, 92% e pacientëve me insuficiencë renale ndjekin programin e dializës 3 herë në javë, 50% e pjesëmarrësve theksuan se profesionistët shëndetësorë interesohen gjithmonë për shëndetin emocional të tyre , 82% e pjesëmarrësve deklaruan se pajtohen plotësisht që aktualisht kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë , 77% e pjesëmarrësve e dinin rëndësinë e kufizimit me lëngje për shkak të mbingarkesës së veshkave jofunksionale, 65% e pacientëve menduan se me respektimin e dietës përmirësohet gjendja e tyre shëndetësore, kurse 18% prej tyre u përgjigjën se sëmundja e tyre e veshkave kërkon respektimin e një diete ushqimore. Përfundimi: Kualiteti i jetës së pacientëve në hemodializë është në nivel optimal, por që ka nevojë për monitorim të vazhdueshëm. Punonjësit e kujdesit shëndetësorë duhet të jenë të vetëdijshëm për cilësinë e jetesës më të dobët te pacientët, e sidomos ata me nivel më të ulët socio-ekonomik dhe arsimor dhe me sëmundje bashkëshoqëruese, të cilat duhet të konsiderohen grupe të rrezikuara
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2958
Recommended Citation
Salihu, Arlinda, "Kualiteti i Jetës së Pacientëve në Hemodializë" (2021). Theses and Dissertations. 2779.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2779