Date of Award

Summer 8-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Xhevat Kurhasani

Language

Albanian

Abstract

Hipertensioni po bëhet një epidemi globale dhe kërcënim për popullatën botërore. Ky studim ndër-sekcional u krye me pacientët me hipertension arterial që gravitojnë në QKMF e Lipjanit

për të studiuar njohuritë, qëndrimet dhe praktikat në lidhje me hipertensionin.

Metodat: Një total prej 30 të intervistuarve të moshës 18 vjeç e lart u zgjodhën me anë të marrjes të rastësishme të mostrave. Të dhënat u mblodhën duke përdorur një pyetësor të strukturuar të drejtuar nga intervistuesit me zgjedhje përgjigjesh në shkallën Likert.

Rezultatet Të gjithë të intervistuarit ishin me moshën mesatare 54.5 vjeç [Devijimi Standard (SD) = 11.828]. Prej pacienteve te intervistuar grup moshat më të prekura ishin grup-moshat 45-54 vjet dhe 55-64, 30% secila. Mashkuj ishin 68 % ndërsa 38 % ishin femra. Në studim nuk pati korelacion pozitiv në mes të HTA dhe IMT. 18 nga 30 pacienta (60%) kanë njohuri për vetëm 2 faktorë të rrezikut ndërsa vetëm 3.3% kishin njohuri për 6 faktorë të rrezikut. Rreth 40% e pacientëve kanë marr me seriozitet dhe menjëhere kanë filluar terapinë, ndërsa 33.33 % nuk e kanë marr fare me seriozitet dhe nuk janë mjekuar menjëherë. 23.33 % kanë pasur qëndrim injorues ndaj sëmundjes. Vetëm 30% kujdesen për mënyrën e të ushqyerit, ndërsa 33.33% janë aktiv në lëvizje. 76.7 % i marrin barnat me rregull dhe vetëm (3.33%) e mendojnë si sëmundje të lehtë.

Përfundimi: Ky studim zbuloi se njohuritë, qëndrimet dhe praktikat lidhur me hipertensionin nuk shoqëroheshin me moshën, por edhe me karakteristikat e tjera socio-demografike të studiuara. Ndërgjegjësimi, programet e parandalimit dhe kontrollit të hipertensionit në komunitetin e tyre duhet të rriten, në mënyrë që banorët të gëzojnë dhe të ruajnë një mënyrë jetese të shëndetshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2954

Included in

Nursing Commons

Share

COinS