Date of Award
Summer 7-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Salih Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Kujdesi shëndetësor është identifikuar si përparësia numër një e shumicës së vendeve të botës dhe infermierët luajnë një rol qendror e krucial në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Infermierët kanë rol për promovimin e shëndetit, edukojnë pacientët dhe publikun për parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, ofrojnë kujdes dhe ndihmojnë në shërim, marrin pjesë në rehabilitim dhe sigurojnë mbështetje.
Qëllimi i punimit: Qëllim i punimit është edhe analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me sëmundje të ndryshme të trajtuar në Urgjencën e Malishevës më datën 01 dhe 02 të muajt Qershor, viti 2021.
Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e Urgjencës së Malishevës me lejen e shefit të urgjencës. Në kuadër të dhënave bëjnë pjesë: mosha, gjinia, vendbanimi, profesioni, diagnoza dhe mënyra e menaxhimit. Rezultatet janë analizuar përmes programeve kompjuterike si SPSS.
Rezultatet: Në ndërrimet të orës 7 – 19, dhe 19 – 7, me datën 01 dhe 02 qershor të vitit 2021, janë trajtuar gjithsej 110 pacient në Urgjencën e Malishevës. 52 prej tyre ishin të gjinisë mashkullore (47.3%), kurse 58 prej tyre ishin të gjinisë femërore (52.7%). Mosha mesatare e personave të trajtuar në Urgjencën e Malishevës ± DV ishte 43.60 ± 24.87 vjeç. Grup – mosha me më së shumti raste ishte ajo 61 - 75 vjeç me 30 raste apo 27.3%. Fshati me më së shumti raste me sëmundje të ndryshme në Urgjencën e Malishevës është fshati Senik me 12 raste apo 10.9%. Shërbimi më i shpeshtë i ofruar nga Urgjenca e Malishevës ishte Pastrimi dhe lidhja e plagëve, gjithsej 18 raste apo 16.4%. Diagnoza më e shpeshtë e vendosur ishte J03 (Tonsilit akut) me gjithsej 12 raste apo 10.9%. 38 pacient apo 34.5% nuk kanë marrë terapi.
Përfundim: Urgjenca e Komunës së Malishevës është e stërngarkuar nga rastet të cilat do të duhej të kryheshin nga kujdesi i mjekësisë familjare. Nevojitet rritje e kapaciteteve të stafit të urgjencës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2952
Recommended Citation
Krasniqi, Fadil, "“Roli i Infermierit në Kujdesin e të Sëmunrëve në Shtëpi të Shëndetit”" (2021). Theses and Dissertations. 2790.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2790