Date of Award

Summer 8-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Gani Halilaj

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi në dallimet e njohjes dhe qëndrimeve të infermierëve ndaj të të sëmurëve depresivë. Çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar rastet e personave me depresion dhe thuja se është duke u bërë shkaktari më i madh i vetëvrasjeve. Gjithashtu, qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i shkallës së njohurive të infermiereve dhe i gatishmerise dhe qasjes së tyre ndaj pacientëve me depresion meqë ata duhet të trajtohen me kohë, të marrin terapinë e duhur, kujdesi infermieror të jetë sa më i mirë dhe i përkushtuar ndaj tyre, si dhe të japim sa më shumë këshilla për parandalimin, menaxhimin e depresionit dhe vetëvrasjeve. Drejtëpërdrejt në cilësinë e kësaj përkujdesjeje ndikon shkalla e njohjeve të infermierëve përkitazi me depresionin.

Qëllimet specifike janë: shkalla e njohurive të infermerëve në QKUK në Prishtinë midis atyre me shkollim të mesëm dhe atyre bachellor dhe gatishmeria e tyre për tu mobilizuar ndërgjegjshëm dhe mbi bazën e njohurive shkencore, me pacientët depresivë.

Të hulumtuarit janë grupi i 50 infermierëve me punë në QKUK, nëpër klinika të ndryshme, të cilët gjatë vijimit të shkollimit të mesëm përkatësisht të fakultetit të Infermierisë, kanë pasur mundesinë që në kuadër të planprogramit mësimor të marrin mësimet nga lëmi e psikiatrisë e në kuadër të saj edhe ato përkitazi me Depresionin.

Hulumtimi është realizuar më 2021 në Klinkat e QKUK-së, të 50 infermierëve të grupmoshave, gjinive dhe shkallës së ndryshme të përgatitjeve profesionale.

1. Shënimet e përgjithshme të të hulumtuarëve përbejnë , moshën , gjininë , përgatitjen shkollore 2. Niveli i njohurive për depresionin është hulumtuar nëpërmjet formularit të përgatitur për këtë qëllim të hulumtimit.

3. Pyetësori përbëhet prej 20 pyetjeve. Pjesëmarrja e të të hulumtuareve ishte vullnetare, duke siguruar anonimitet dhe duke kërkuar pëlqimin e informuar për anketim.

Hulumtimi është bërë në pajtim me kompetentët në SHSKUK në Prishtinë gjatë muajve Maj dhe Qershor 2021.

Shënimet e grumbulluara nëpërmjet formularit, janë bartur në tabela të Excel për tu bartur në tabela dhe grafikonë dhe për tu spjeguar në mënyrë statistikore, spjeguese sipas kategorive

Ky punim përbëhet prej dy komponentave:

▪ Shqyrtimi i literaturës për sëmundjen e depresionit

▪ Rast studimi në Klinikat e SHSKUK-së, Prishtinë.

Për realizimin e këtij punimi është shfrytëzuar literaturë mjeksore që ka të bëjë me sëmundjen e depresionit, por në të shumtën e rasteve janë përdorur burimet nga Interneti, nga autorë të ndryshëm vendorë e të jashtëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2949

Included in

Nursing Commons

Share

COinS