Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Shkolla është një institucion arsimor i krijuar për të siguruar hapësira dhe mjedise mësimore për mësimnxënien e nxënësve nën drejtimin e mësuesve.
Shkollat nuk janë thjesht ndërtesa për të mësuar. Ato rrisin zhvillimin dhe aftësinë e fëmijës për të mësuar. Vendi i shkollës ndikon në aksesin e fëmijëve në aktivitetin fizik. Dizajni i tij arkitektonik mund t'i ekspozojë studentët dhe mësuesit ndaj stimuluesve pozitivë siç janë drita e ditës, pamjet dhe "momentet e mësueshme". Përveç kësaj, modeli i shkollës mund t'i ekspozojë fëmijët ndaj pengesave të të mësuarit, të tilla si nivele të larta të zhurmës në sfond, ajrosje e dobët dhe ekspozim ndaj irrituesve të frymëmarrjes si myku dhe përbërjet organike të paqëndrueshme.
Mjedisi shkollor është një mundësi për të frymëzuar të mësuarit dhe për të rrënjosur një ndjenjë kurioziteti tek fëmijët.
Tema e këtij punimi të Diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të përshtashme për mësimnxënie, duke i plotësuar kushtet dhe standardet e parashikuar. Fokusi ka qenë në krijimin e një ndërtese shkollore që të jetë sa me fleksibile dhe me funksion.
Lokacioni i përzgjedhur gjendet afër qendres së qytetit të Gjakovës. E gjithë ideja për trajtimin e një teme të tillë ka ardhur si rezultat, që kjo pjesë është dendësisht e banueshme dhe shkolla ekzistuese nuk i plotëson kriteret për mbajtjen e orëve mësimore. Kjo shkollë përveq hapësirave të pamjaftueshme për mbajtjen e orëve mësimore ka mungesë edhe të laboratorev, hapësirave për rekreim dhe lexim.
Nga disa llogaritje kjo shkollë numëron afërsisht 1500 nxënës.
Projektimi i shkollës është bazuar në udhëzimet e MASHT, duke i plotësuar kriteret e nevojitura për një ndërtesë shkollore. Shkolla ka një kapacitet të lartë, duke i plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.
Kjo ndërtesë si qëllim kryesor ka që nxënsit të kenë një bashkëveprim social përbrenda shkollës duke i’u ofruar të gjitha kushtet e nevojsme brenda lokacionit të shkollës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2559
Recommended Citation
Nikollaj, Besarta, "PROJEKTIMI I NDËRTESËS SHKOLLORE ME PROGRAM TË MESËM TË ULËT I-IX" (2021). Theses and Dissertations. 2059.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2059
fleta 2.jpg (28950 kB)
fleta 3.jpg (19398 kB)
fleta 4.jpg (26705 kB)
fleta 5.jpg (17254 kB)
fleta 6.jpg (36829 kB)
fleta 7.jpg (21474 kB)
fleta 8.jpg (23038 kB)
fleta 9.jpg (33050 kB)
fleta 10.jpg (20564 kB)
fleta 11.jpg (33094 kB)
fleta 12.jpg (31032 kB)
fleta 13.jpg (30279 kB)