Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Jeton Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Infermieria e emergjencës është një nga specialitetet më sfiduese të infermierisë. Kërkon që infermierët të menaxhojnë paqartësinë dhe ndryshimet e shpejta në ritmin dhe intensitetin e punës dhe të kenë njohuri për një numër të konsiderueshëm të rasteve klinike, sëmundjeve dhe kushteve. Infermieri/ja e emergjencës gjithashtu duhet të jetë në gjendje të krijojë empati dhe të ketë një mirëkuptim dhe komunikim të mirë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit. Infermieria e urgjencave nuk është për “zemërbutët”.
Në vendin tonë gjendja emergjente mjekësore, nënkupton gjendjen me simptome akute, çrregullime psiqike, dhe/ose simptome të abuzimit me substanca abusive, tek të cilat mungesa e kujdesit të menjëhershëm mund të rezultojë me rrezikim serioz të jetës, ku infermier i emergjencës ka rol parësor në pritjen e pacientit, akomodimit, informimit, marrjes së vlerësimit fillestar, anamnezës, etj.
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi është një gërshetim i shqyrtimit të literaturës së lidhur me temën e marrë në studim dhe analizës deskriptive të rolit dhe përgjegjësive të infermierit/es në shërbimin emergjent në Ferizaj, ku të dhënat primare janë marrë me ndihmën e punonjësve të këtij departamenti.
Për mbledhjen e informacioneve teorike jemi fokusuar në disa libra dhe artikuj në gjuhën shqipe dhe angleze. Informacioni i paraqitur në këtë punim është trajtuar në mënyrë të përmbledhur duke dashur të qëndrojmë në fokusin e studimit, që është roli i infermierit në shërbimin emergjent.
Ky punim ka ardhur në përfundim se roli i infermierit/es është themelor në shërbimin e emergjencës, duke qënë si kontakti i parë me pacientin dhe po ashtu personi që bën shoqërimin apo daljen e pacientit nga departamenti.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2706
Recommended Citation
Nrecaj, Enkleana, "ROLI I INFERMIERIT NË SHËRBIMIN EMERGJENT NË FERIZAJ" (2021). Theses and Dissertations. 2210.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2210