Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ruzhdi Matoshi

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi i burimeve njerëzore është konceptuar shume nga teoricienë te ndryshëm, dhe gjatë kësaj kohe është vënë gjithashtu ne funksion nga organizata te ndryshme. Megjithëse ka një marrëveshje ne objektivin e gjerë të zhvillimit të burimeve njerëzore i cili ka si qellim te përmirësoje zhvillimin dhe performancën individuale, mosmarrëveshjet përqendrohen ne mjetet e këtij përfundimi. Zhvillimi i burimeve njerëzore mbetet një koncept i ndërlikuar dhe i diskutueshëm. Zhvillimi i burimeve njerëzore përfshin shume disiplina: për shembull ekonomi, sociologji dhe psikologji; dhe ka pak a shume lidhje dhe marrëdhënie direkt me një game të gjerë idesh dhe funksionesh menaxhimi; për shembull planifikimi strategjik, udhëheqja dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.

Planifikimi strategjik perfshin mënyrat se si organizata mendon paraprakisht dhe reagon ndaj ambientit per të arritur qellimin e saj. Planifikimi strategjik perfshin zhvillimin dhe implementimin e veprimtarive, të chat do te shpien drejt suksesit afatgjate te organizatës. Plani strategjik eshte dokument i shkruar, i ciii percakton vlerat specifike, misionin, qellimet, prioritetet, dhe taktikat, të cilat organizata juaj do t'i perdore per të arritur performance te mire. Aty identifikohen mangesite ne performance dhe sugjerohen menyrat e evitimit te tyre. Me planifikim te mirë strategjik, organizata mund t'i parashikoje dhe t'i shfrytezoje mundesite ne ambientin e jashtëm, qe do te mund t'i siguronin resurset e nevojshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.269

Share

COinS