Date of Award
Summer 6-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Judicial Studies (MJS)
Department
Law
First Advisor
Flora KADRIU
Language
Albanian
Abstract
Bashkimi Evropian ka zhvilluar një identitet të rëndësishëm, si pjesëmarrës në çështjet mjedisore ndërkombëtare, dhe kapacitetin për t’u bërë akter i rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të gjithë sektorët kyç të mjedisit, veçanarisht si bartës kryesor në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Trupi i legjislacionit të BE-së për mjedisin është i njohur si acquis mjedisor dhe përmban shumë direktiva, rregullore dhe vendime. Qëllimi i punimit të kësaj teme, ka qenë studimi mbi rëndësinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, roli i këtij institucioni si pjesëmarrës në mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimi i politikave mjedisore Evropiane në të drejtën e mjedisit në Kosovë.
Puna shkencore hulumtuese e këtij studimi paraqet, një vështrim krahasues të legjislacionit mjedisor të Kosovës, me acquis mjedisor të Bashkimit Evropian, i cili është i përqendruar në katër fusha kryesore si: ajri, uji, ndryshimet klimatike dhe biodiversiteti. Punimi është bazuar në metodën cilësore (kualitative), e cila konsiston në grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave dhe analizave të përqëndruara në rregullore, vendime, direktiva, të Bashkimit Evropian dhe ndikimi i tyre në të drejten e mjedisit në Kosovë.
Bazuar nga studimi i jonë, është vërtetuar se në Republikën e Kosovës, është arritur një progres i konsiderueshëm, për sa i përket fazës së transpozimit të acquis mjedisore në legjislacionin e tonë të brendshëm, por përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen për tejkalimin e vështirësive në implementimin e ligjeve në praktikë. Në Kodin penal të Kosovës veprat penale mjedisore janë parshikuar në një kapitull të veçant, në dispoziat e kapitullit të XXVIII janë përmendur veprat penale si: ndotja, degradimi dhe shkatrrimi i mjedisit, mbajtja e paligjshme e substancave të rrezikshme, prerja e pyjeve, etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.24
Recommended Citation
Balaj, Filloreta, "INSTITUCIONET E BASHKIMIT EVROPIAN DHE NDIKIMI I POLITIKAVE MJEDISORE NË TË DREJTËN E MJEDISIT NË KOSOVË" (2018). Theses and Dissertations. 29.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/29