Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Flora Kadriu

Language

Albanian

Abstract

Korrupsioni ekziston, prej që ekziston njerëzimi, në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme. Ai u përshtatet të gjitha situatave dhe mbijeton edhe gjatë fushatave më të organizuara kundër tij. Nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt apo indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t'u marrë për veten apo për një person tjetër.

Korrupsioni është i pranishëm pothuajse në të gjitha institucionet, duke përfshinë si shërbyes të thjeshtë e deri te pozitat më të larta, apo korrupsioni i nivelit të lartë.

Në shoqërinë tonë nuk është diçka e re, ai ka ekzistuar, ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistoj, por qëllimi është se si ta reduktojmë atë.

Praktika tregon se edhe në vendet më të zhvilluara në botë, me organe gjyqësore të efektshme, janë të shumta betejat e humbura në përballje me këtë dukuri negative. Ndodhë kështu, sepse korrupsioni ka prirje që të rritet më shpejt, sesa dinamikat e implementuara për ta neutralizuar atë duke zënë rrënjë në trol1in e gjerë të dobësive të njeriut. Ai është i llojllojshëm dhe shërbimet e tij paguhen në të gjitha format e mundshme: në para, me kundër shpërblim të ngjashëm, në rrafsh tjetër, me dhurata-ryshfete.

Faza tranzitore dhe lufta e fundit në Kosovë, në mungesë të institucioneve shtetërore e pas krijimit të tyre, me mungesën e efikasitetit, me probleme të shumta sociale e ekonomike, ka bërë që korrupsioni të vazhdoj të lulëzoj në të gjithë zërat e jetës dhe të bëhet kështu jo vetëm pengesë serioze për zhvillimin e vendit, por edhe fidanishte e krimit të organizuar.

Ky punim ka për qëllim të analizojë aspektet historike të shfaqjes së dukurisë së korrupsionit, përcepsionin dhe prezencën e korrupsionit në vendet fqinje, në ato të zhvilluara dhe më pak të zhvilluara, duke bërë komparacion ndërmjet tyre me theks të veçantë në shkaqet dhe pasojat e tij në Kosovën e pas luftës, efektet e korrupsionit në mjedisin afarist, efektet e tij në shtresat e ndryshme shoqërore, kostoja, faktorët, ndikimin, shtyllat institucionale të sistemit të integritetit kombëtar dhe luftën kundrejt tij, krijimin e mekanizmave institucional kundër korrupsion, numrin dhe llojet e veprave penale të kryera me korrupsion në Kosovë në periudhën 2000-2010, duke dhënë në fund të këtij punimi edhe përfundimet dhe rekomandimet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.285

Share

COinS