Date of Award

Winter 1-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

HYRJE: Konferenca e Rambujesë paraqet ngjarjen më të rëndësishme për popullin e Kosovës. Që nga kjo Konferencë, fati i shqiptarëve të Kosovës nisi të ndryshoj në të mirë, populli tani e tutje kishin edhe përkrahjen ndërkombëtare për zgjidhjen e fatit të tij.

QËLLIMI: Qëllimi i këtij punimi ka qenë që të studiohet roli dhe rëndësia e Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën (Konferenca e Rambujes), duke analizuar librat e shkruara nga pjesëmarrësit në këtë konferencë, shtypin e kohës dhe më të vonshëm, si dhe materiale nga interneti.

MATERIALET DHE METODAT:Si materiale për këtë temë janë shfrytëzuar librat e autorëve që ishin pjesëmarrës në këtë konferencë, shtypin e kohës dhe janë shfrytëzuar të dhënat edhe nga interneti lidhur me këtë konferencë. Është bërë grumbullimi dhe përpunimi i këtyre materialeve, janë sistemuar të dhënat duke përdorur burime të shumta, janë nxjerrur edhe përfundimet bazuar në këto të dhëna.

KONKLUDIM: Konferenca e Rambujesë, mendoj se është ngjarja më e rëndësishme për popullin e Kosovës. Që nga kjo Konferencë, fati i shqiptarëve nisi të ndryshoj në të mirë. Pikërisht në këtë Konferencë, u vendos ndarja e Kosovës nga ish-Jugosllavia, Serbia njëherë e përgjithmonë, fundi i terrorit dhe gjenocidit serb mbi popullin e pafajshëm shqiptarë, të cilët nuk deshën asgjë tjetër, pos të jetonin të lirë pa frikë në atdheun e tyre, ku kishin lindur shekuj më parë.

FJALËT KYQE: Konferenca e Rambujes, Lindja e UÇK-së, Delegacioni i Kosovës, Rrjedha e takimeve, Ofertat e përfaqësuesit amerikan, Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dhe përfundimet (konkluzionet) e konferencës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.305

Share

COinS