Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Besa Zogaj-Gashi

Language

Albanian

Abstract

Për sa i përket bujqësisë dhe integrimit në Politikat e Përbashkëta Bujqësore (PPB) është një pyetje hyrëse e ndjeshme për zgjerimin e Unionit Evropian (UE). Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) është emri i përbashkët për instrumentet juridike dhe buxhetore të Unionit Evropian (UE) në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) ka lindur në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, kur anëtarët themelues të Këshilli i Evropës (KE-së) kishin dalë nga më shumë se një dekadë me mungesa te mëdha ushqimore gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Nga PPB varën me miliona fermerë dhe konsumatorë. Këto politika kanë patur historinë e vetë me kriza të vogla por në përgjithësi shumë e sukseshme.

Sot Politikat e Përbashkëta Bujqësore (PPB) janë një nga politikat më të rëndësishme të Bashkimit (shpenzimet bujqësore llogaritin 45% të buxhetit të komunitetit). Gjatë vitit 2013 u përfshi edhe Parlamenti i cili përfaqëson qytetaret dhe fermrët të cilët kanë qenë një faktor përcaktues i politikës bujqësre të BE-së.

Ndërhyrja në ]mime nëpërmejt PPB mbulon vetëm këto produkte bujëqësore: drithërat, oriz, patate, fara luledielli, qumësht, verë, mjalt, sheqer, mish vici, derri, qengji, vezë, fruta perime

Synimi themelor i këtij projekti ishte krijimi i një “tregu të përbashkët”, që konsistonte në një bashkim doganor për produktet industriale-d.m.th. eleminimi i tarifave doganore ndërmjet vendeve anëtare, vendosja e një sistemi të jashtëm doganor të përbashkët dhe krijimi i një tregu të përbashkët të punës dhe të kapitalit. Traktati i Romës parashtroi dhe principet komunitare për këtë qëllim.

Si pjesë e ndërtimit të një tregu të përbashkët, tarifat për produktet bujqësore do të duhet të hiqeshin. Megjithatë, për shkak të pushtetit politik të fermerëve, dhe të ndjeshmërisë së çështjes, ajo do të marrë shumë vite para se PBP te zbatohet plotësisht.

Realizimi i një politike të përbashket bujqësore mund të konsiderohet si një arritje e veçantë e procesit te integrimit ekonomik.

Shtetet anëtare përpara krijimit të tregut të përbashket aplikonin politika proteksioniste të cilat dëmtonin ose frenonin shkëmbimin e mallrave midis tyre.Duke pasur parasysh këtë fakt mund të themi se realizimi i politikes së përbashket mund të konsiderohet arritje, dhe mund te thuhet se bujqësia është sektori ku procesi i integrimit ekonomik është më i avancuari.

Politika vendoset me shumicë të cilësuar në Këshillin Europian pasi është këshilluar me Parlamentin Europian.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.298

Share

COinS