Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Agni Aliu
Language
Albanian
Abstract
Administrata është një fushë e rëndësishme për arsye se ajo çdo herë duhet të ofrojë shërbime efikase dhe cilësore për plotësimin e nevojave të qytetarëve . Mirëpo gjatë periudhës së tranzicionit ajo ballafaqohet me një mori pengesash, të cilët shkaktojnë vonesa dhe humbasin cilësinë e shërbimeve. Prandaj duhet që mbi veprimtarinë e administratës në tërësi të ushtrohet një kontrollë i nivelit të duhur që administrata të mund t’i përmbushë shërbimet e saja në mënyrë sa më efikase dhe cilësore.
Kontrolli nënkupton ndikimin e organit kontrollues në subjektin që i nënshtrohet kontrollit, respektivisht nënkupton subordinimin mes ushtruesëve të kontrollit- subjektet aktive dhe nënshtruesëve të kontrollit – subjekteve pasive. Në këtë punim kam paraqitur imazhin e një kontrolli të drejtë të një administrimi adekuat, të paanëshem politikisht, të një administrate. Gjithashtu në thelb kam përdorur si kronologji të mirëfilltë masat të cilat duhet t’i ndërmarrim për një administratë të ekuilibruar.
Duke e ditur se administrata është pjesë e aparatit shtetëror atëherë administrata ka rol mjaft të theksuar në marëdhëniet shoqërore-politike të çdo vendi ku administrata manifestohet si instrument i pushtetit shtetërorë, në kuptimin universal shërben si shërbyese në favor të qyetatrëve. Pra, administrata pubike si dhe menaxhimi i administrimit janë njësi institucionale qeveritare, që rregullojnë funksionimin e shoqërisë.
Administrata zbaton politikat publike të ndërmarra nga qeveria duke rritur kështu kohezionin social dhe besimin mes shtetit dhe qytetarëve. Në punim trajtohen të gjitha masat e kontrollit duke definuar se cilat janë më të efektshme për jo-destabilizimin e administratës. Rëndësia e këtij punimi është se përmesë hulumtimit kam mësuar rrjedhojen e kontrolleve, të cilat i parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës , gjë që prekemi çdo ditë nga çdo administratë që ne shërbehemi si qytetarë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.291
Recommended Citation
Zeqiri, Blerina, "KONTROLLI I LEGJISLATIVIT MBI ADMINISTRATËN PUBLIKE" (2017). Theses and Dissertations. 317.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/317