Date of Award

Summer 8-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Albulena Ukimeraj

Language

Albania

Abstract

Trafikimi me qenie njerëzore është një dukuri shoqërore për të cilën nuk kemi studime dhe analiza të mjaftueshme në Kosovë. Kjo dukuri negative duhet studiuar në hollësi me qëllim të luftimit dhe parandalimit të saj.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi lidhur më trafikimin e qenieve njerëzore si njëra ndër format më të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe pasqyrimi në përgjithësi i kësaj dukurie shumë të përhapur që lirisht mund të konsiderohet një fenomen global. Në kapitullin e parë do të njiheni me një hyrje të shkurtër , kapitulli i dytë përfshinë format e krimit të organizuar, në kapitullin e tretë paraqiten format e trafikimit me qenie njerëzore, në kapitullin e katërt flitet për viktimat e trafikimit, në kapitullin e pestë është shtjelluar mënyra e sanksionimit të veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore sipas Kodit Penal të Kosovës dhe Konventave Ndërkombëtare, ndërsa ne kapitullin e gjashtë dhe të fundit flitet për dinamikën e trafikimit me qenie njerëzore në territorin e Republikës së Kosovës për periudhën 2014-2016.

Fjalët kyqe: trafikimi me qenie njerëzore, krimi i organizuar, viktimat e trafikimit, gratë, fëmijët, prostitucioni, sanksionimi, organiziatat ndërkombëtare, konventat, Republika e Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.306

Included in

Law Commons

Share

COinS