SANKSIONIMI DHE GARANTIMI I LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Date of Award
Winter 1-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Ramiz Fazliu
Language
Albanian
Abstract
Punimi është rezultat i një pune kërkimore dhe të vështrimit të sanksionimit dhe garantimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës. Duke studiuar dhe analizuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, e deri te parimet e përgjithshme, kam bërë përpjekje dhe angazhime hulumtuese për të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat e Republikës së Kosovës në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe të garantimit të këtyre të drejtave jo vetëm në kushtetutë. Jam angazhuar dhe impenjuar në punimin e të drejtave dhe lirive jo vetëm në aspektin teorik, duke vështruar dhe analizuar rregullativën juridike të Republikës së Kosovës, e me theks të veçantë Kushtetutën dhe mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Tema e prezantuar bazohet plotësisht mbi parimet e shkrimit akademik, dhe përbën një strukturë solide akademike, të mbështetur në përgjigjen e disa pyetjeve kyçe dhe vërtetimin e hipotezave fillestare, duke implikuar më pas metodologjinë e mbështetur në vrojtimet në praktikë, dhe me pas duke kaluar në gjetjen, argumentimet dhe diskutimet, si dhe konkluzionet e arritura. Në bazë të punimit të literaturës, konkludohet se format e zbatimit në praktikë të koncepteve teorike, krahasuar edhe me literaturën bashkëkohore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.338
Recommended Citation
Bajrami, Mirlinda, "SANKSIONIMI DHE GARANTIMI I LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 329.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/329