Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Xhavit Bytyçi
Language
Albanian
Abstract
Qumështi si lëndë e parë me origjinë shtazore dhe si ushqim, patjeter duhet të jetë i kompletuar në aspektin kimik, organoleptik, mikrobiologjik dhe i lirë nga mbetjet. Në kuadër të mbetjeve, rëndësi të madhe kanë edhe antibiotikët pasi që këta përdoren në praktikë gjatë trajtimit të kafshëve qumështore, kryesisht kundër infeksioneve. Në kuadër të antibiotikëve të cilët përdoren në lopët qumështore janë padyshim edhe Beta-laktamet (Ampicilina). Pasi që mbetjet janë të ndaluara në qumësht sepse shkaktojne çrregullime shëndetësore tek konsumatori i cili e përdorë këtë qumësht, patjetër që monitorimi i mbetjeve të antibiotikëve është shumë i domosdoshëm dhe kjo veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë së lartë të disa individëve në Beta-laktameve (Ampicilinë). Për këtë arsye këto analiza janë të specifikuara me norma dhe standarde për produktet ushqimore, përmes monitorimit të substancave antibakeriale në qumësht.
Në punimin e kësaj diplome janë përshkruar në mënyrë shumë të datajuar protokolet dhe procedurat praktike të pjesës eksperimentale për zbulimin e Beta-laktameve (Ampicilinës) në qumështin e freskët dhe ate përmes 2 metodave: Metoda Elisa dhe Metoda Delvotest, te cilat aplikohen në laboratorin për mbetje në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Përmes metodave të sipërpermendura me qëllim hulumtimi, jane analizuar 36 mostra të qumështit të freskët të ardhura nga terreni dhe gjatë përfitimit të rezultateve, rezultuan pozitive në prani të Beta-laktameve 5 mostra të qumështit të analizuara apo 14 % prej mostrave të analizuara. Megjithate, edhe pse keto 5 mostra pozitive në Beta-laktame, megjithate nuk e kanë kaluar kufirin maksimal bazuar në Udhëzimin Administrativ “Caktimin e Kufirit Maksimal të Mbetjeve” për Beta-laktamët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.27
Recommended Citation
Rukolli, Luljeta, "PREZENCA E ANTIBIOTIKËVE (B LAKTAMEVE) NE QUMËSHT TË FRESKËT" (2019). Theses and Dissertations. 34.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/34