Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Elmi Kelmendi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim hulumton dukurinë e krimit të organizuar në Kosovë, me qëllim njohjen dhe kuptimin më të mirë të natyrës së tij, si dhe vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë që ai paraqet. Ky këndvështrim është zgjedhur për ta bërë punimin të përdorshëm jo vetëm për agjencitë ligj zbatuese, por edhe për publikun e gjerë dhe në veçanti për shoqërinë civile, studiuesit e fushës, studentët e drejtësisë dhe shkencave sociale si dhe gazetarët hulumtues. Në këtë kontekst jam kujdesur që të përdor një gjuhë sa më të kuptueshme për të gjitha grupet e interesit.

Format e krimit të organizuar është me rëndësi të trajtohet si një problem kryesor në Kosovë, i cili po e pengon shtetin tonë të prosperojë dhe të zhvillohet si një shtet normal.

Analizuar nga këndvështrimi i sigurisë dhe aspekti kriminalistike, krimi i organizuar tenton, vepron kah konservimi “gjendjes ekzistuese “ ku organet e shtetit të Kosovës në rastin tonë konkret nuk kanë pasur qasje, as që kanë pasur mundësi të ushtrojnë juridiksionin në territorin e Republikës së Kosovës, të njohur si shtet në planin ndërkombëtar nga më se nëntëdhjetë shtete.

Gjatë këtij hulumtimi kam mësuar dhe zbuluar shumë gjëra të rëndësishme në lidhje me këtë problem. Shpresojë se këto të arritura të mija do të shpërblehen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.311

Included in

Law Commons

Share

COinS