Date of Award
2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Liridon Shurdhani
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome kam trajtuar aspekte të veqanta të cilat kanë të bëjnë me krijimin dhe ndëprerjen e marrdhënieve të punës apo thënë ndryshe me lidhjen dhe me shkëputjen e kontratës së punës. Ky punim është i ndarë në 8 kapituj që trajton fillimisht se cilat janë burimet e të drejtës së punës e pastaj trajton më hollësisht themelimin e marrëdhënieve të punës si dhe ndërperjen e marrëdhëniës së punës së caktuar, gjithashtu kam përmendur edhe largimet kolektive nga puna si dhe përgjegjësinë disiplinore të punëtorëve në punë.
Dhe duke kujtuar se kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm mes palëve, i cili regullon të drejtat të punëdhënsit dhe të punëmarrësit, ashtu edhe krijimi apo ndërprerja e marrëdhënies së punës së caktuar është një veprim apo procedurë që zhvillohet ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Nga kjo del se ndërperja e marrëdhënies së punës (shkëputja e kontratës së punës) është ‘’shumëdimensionale’’, ngase një kontratë mund të prishet në disa mënyra: si me dëshirën e punëdhënësit apo punëmarrësit, sipas fuqisë ligjore apo edhe për shkak kur punëtori nuk i qëndron besnik kontratës së caktuar të punës, e ku më pastaj pasojnë procedura disiplinore, e që janë mjaft të rëndësishme për t’i kuptuar qartë.
Në këtë aspekt, ky punim synon të elaborojë çështjet që lidhen me krijimin dhe me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, pastaj sqarimin më të hollësishëm dhe kuptimin më të detajizuar të lidhjes dhe shkëputjes së kontratave, procedurat disiplinore dhe shpresoj që ky punim sadopak të ndihmojë në kuptimin më të mirë të këtij nocioni të gjerë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.348
Recommended Citation
Isufi, Dafinë, "KRIJIMI DHE NDËRPRERJA E MARRËDHËNIES SË PUNËS" (2016). Theses and Dissertations. 366.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/366