Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Engineering Management

First Advisor

Ines Bula

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i punimit të kësaj teme të diplomës në nivelin bachelor, është krijimi i një sistemi smart (të mençur) për kontrollimin e pajisjeve elektrike në shtëpi dhe objekte afariste. Duke tentuar që përmes këtij sistemi të mundësohet ngritja e performances së energjisë, konkretisht zvogëlimi i shpenzimeve elektrike përmes kontrollimit nga sistemi smart.

Në fillim ky sistem do të ndërtohet duke u bazuar në tre senzorë të cilët do të komunikojnë me softwerin e instaluar në telefonat e mençur, duke i lënë hapësirë dhe mundësi të zgjerimit të më tutjeshëm në varësi të kërkesave që do të dalin gjatë fazës së testimit.

Është menduar edhe rreth përzgjedhjes së pajisjeve apo Mikrokontrollerëve të cilët do të përdoren për zhvillimin e senzorëve të ndryshëm, të cilët janë lehtë për tu siguruar në treg, si dhe kanë një kosto të ulët krahasuar me sistemet smart të cilat gjenden në tregun tonë.

Gjithashtu është menduar edhe testimi në faza të më vonshme brenda kampusit të UBT-së, duke i ofruar mundësinë e kontrollimit të ndriçimit në sallat e ligjëratave nga recepcioni.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.39

Included in

Engineering Commons

Share

COinS