Date of Award

Fall 10-2010

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Kohëve të fundit shoqërija jonë po pasurohet gjithënjë e më tepër me legjislacion, mekanizma dhe institucione shtetërore që e bëjnë një shtet të ri më të pasur, më të fuqishëm dhe më të kompletuar. Imponimi i aktiviteteve të përditshme për shfrytëzimin e këtyre dokumenteve, mekanizmave, institucioneve dhe shërbimeve po bëhet gjithnjë e më shumë thelbësore. Avantazhet që ofrojnë këto mekanizma në qeveri janë të shumta, prandaj shfrytëzimi i tyre apo ndikimiet e ndryshme e bëjnë atë që të ketë po aq edhe mangësi gjatë zbatimit të tyre në jetën e përditshme. Kjo njëherit lehtëson edhe ndikimet në njohjen e plotë të pavarësisë së shtetit më të ri në botë – Republikës së Kosovës.

Kjo temë diplome është një lloj studimi i cili do të fokusohet në fushën e zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ndikimet e saj nga Pakoja e Ahtisaar-it, i cili është dokument me një efekt gjithënjë e më tepër në rritje në kuadër të shoqërisë tonë dhe relacionit të njohjes së Pavarësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtar. Prandaj, në bazë të studimit kemi bërë një vështrim krahasues të këtyre dokumenteve dhe akteve ligjore, e që do të prandalojnë mos-përputhshmëritë në hartimin e legjislacionit vendor dhe zbatimin e tyre në jetën e përditshme. Të dhënat e mbledhura në këtë studim janë fakte nga literatura ndërkombëtare dhe vendore si dhe intervistat e ndryshme të zhvilluara me ekspertë të kësaj lëmie.

Si rezultat i kësaj është rritja e nivelit të njohurive të popullsisë mbi të drejtat e tyre dhe cështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës dhe ndërtimin e mekanizmave implementues të saj. Po ashtu, zhvillimi i politikave në korrelacion me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Pakon e Ahtisaar-it për të parandalu dobësitë dhe mangësitë, si dhe rrezikun që mund të dal nga mos zbatimi i tyre. Si rezultat i tërë kësaj është zbatueshmëria e Kushtetutës së Kosovës dhe hapat për parandalimin e keqkuptimeve që shkaktohen nga dokumentet tjera shtesë sic është Pakoja e Ahtisaar-it.

DOI

10.33107/ubt-etd.2010.389

Included in

Law Commons

Share

COinS