Date of Award
Spring 4-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Engineering Management
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Sektori i energjisë në Kosovë konsiderohet si një ndër sektorët me potencialin më të madh të zhvillimit. Kjo bazuar në resurset e mëdha energjetike të vendit, në traditën pothuajse gjysmëshekullore dhe në nevojat gjithnjë në rritje për energji të ekonomisë vendore por edhe të vendeve për rreth. Rrjedhimisht, sektori i energjisë do të duhej të paraqiste një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit. Mirëpo, problemet e trashëguara nga periudha e paraluftës si dhe periudha e tranzicionit deri në krijimin e institucioneve të Pavarura të Republikës së Kosovës, kanë ndikuar performanca e këtij sektori të jetë ende larg nga performanca e dëshiruar. Një gjendje e tillë ka bërë që Qeveria në programin e vet zhvillimor për periudhën 2011-2014, jo vetëm që nuk planifikon shfrytëzimin e këtij sektori për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit, por si prioritet në kuadër të tij identifikon stabilizimin e furnizimit me energji për të gjithë qytetarët e Kosovës. Qëllimi parësor i studimit aktual është hulumtimi i gjendjes aktuale dhe nxjerrja e të dhënave gjithëpërfshirëse për konsumin e energjisë, humbjet që janë shkaktuar në rrjetin e transmesionit (bartjes) si dhe në rrjetin e shpërndarjes si dhe identifikimi i mundësive për kursimin e energjisë. Në këtë punim diplame së pari është bërë një përshkrim i rrugës kah kaluar sistemi energjetik i Kosovës duke përfshir sfidat gjatë rrugtimit për një zhvillim sa më të qëndrueshëm. Përveç përshkrimit të detajuar të problemit në rrjetin energjetik, studimi ofron një pasqyrë të detajuar të gjendjes në lidhje me paisjet energjetike si dhe mundësit që mundemi që të implementojm me qëllim të kemi një sistem sa më të qëndrueshëm. Në kuadër të analizës së humbjeve që shkaktohen në linjat e tensionit është bërë një analiz e detajuar nga projektimi i linjave me anë matematikore e gjer tek analiza e rrjeteve sipas topologjive të ndryshme si dhe mundësia e kalimit të tensionit nga nivelet 220/35/10 kV në 110/20 kV.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.36
Recommended Citation
Krasniqi, Flakrim, "ANALIZA E HUMBJEVE NË SISTEMET ELEKTROENERGJETIKE" (2019). Theses and Dissertations. 41.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/41