Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Second Advisor
Besa Jagxhiu
Language
Albanian
Abstract
Teoria për montimin e skeleve ka lehtësuar punën e montimit në praktikë. Qëllimi kryesor i këtij studimi është që të analizoj llojet e skeleve, mënyrën e montimit të tyre, si dhe mënyrën e punës në skele në objekte tëndryshme në Kosovë. Çfarë lloje të skeleve, në cilat objekte vendosen? Si bëhet montimi i skeleve? Si është mënyra e punës dhe cilat janë rreziqet gjatë punimit në skele, çfarë mund të shkaktojë rrezikun dhe cilat masa mbrojtëse duhen tëndërmirren? Ky studim tenton që të kontribojnë identifikimin e mënyravemë të lehta, më të sigurta, më cilësore të punimit dhe montimit të skeleve, e cila do të ndikoj në shkurtimin e kohës së punës dhe uljen e kostos së ndërtimit.
Metodologjia hulumtuese që është përdorur për këtë studim është analiza e llojit të skeleve të përdorura, mënyra e montimit të tyre, si dhe mënyra e punës në skele në objektin banesor B+P+7 në lagjen Arbëria në Prishtinë. Në fund janë dhënë disa rekomandime për montimin e skeleve, ashtu që ekzekutimi të jetë më i sigurt dhe më efiqent.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.405
Recommended Citation
Krasniqi, Korab, "SKELET NË OBJEKTIN BANESOR B+P+7 NË LAGJEN ARBËRIA, PRISHTINË" (2017). Theses and Dissertations. 410.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/410