Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Visar Krelani
Language
Albanian
Abstract
Kjo temë shtjellon në mënyrë të përgjithshme materialet polimere si materiale bashkohore me fushë të gjërë të përdorimit. Materialet polimere janë zhvilluar hovshëm në dekadën e fundit në vende të ndryshme të botës, duke u përdorur në fusha të ndërtimit, prodhimtarisë serike si dhe në fushën e mjeksisë. Tema gjithashtu trajton klasifikimin i materialeve polimere, që mund të bëhet në baza të origjinës së prodhimit, natyrore si mëndafshi apo sintetike, si shtofet e ndryshme për përforcim. Në mënyrë që materialet polimere ti përdorim në mënyrë të drejtë atëher është e nevojshme që të studiohen së pari vetitë e tyre qofshin fizike, kimike e sidomos mekanike. Prandaj tema ka trajtuar ndaras vetitë e materialit me theks të veçant rezistencën në tërheqje të materialeve polimere apo fibrave të karbonit nga polimeret, pasi është faktor vendimarrës në përdorimin e materialeve në përforcimin e elementeve strukturore të objekteve. Në mesin e shumë ndërtesave që janë krijuar ndër vite të ndryshme për shkak të ndërrimit të destinimit apo edhe për arsye të vlerave të tyre historike, kërkohet perforcimi apo sanimi i tyre. Në mënyrë që të ilustrohet rëndësia e materialeve polimere, gjegjësisht kontributi i tyre në ndërtesat e lartpërmendura është marrë si shembull përforcimi i një trau me fibra polimere nga karboni me ndihmën e udhëzimeve amerikane ACI 440.2R-08 të krijuara nga :American Concrete Institute (ACI).
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.418
Recommended Citation
Ballata, Dardan, "MATERIALET POLIMERE,ANALIZA DHE PËRDORIMI NË INXHINIERI NDËRTIMORE" (2017). Theses and Dissertations. 446.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/446