Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Language

Albanian

Abstract

Rigjallërimi i linjës hekurudhore Rehabilitimi i plotë i infrastrukturës ekzistuese të linjës hekurudhore dhe zëvendësimi me një strukturë të re me qëllim sigurimi të një infrastrukture afatgjatë dhe efikase. Në këtë temë do të shqyrtojmë mundësinë e përshkrimit të një ideje për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore nga Fushë Kosova deri në Pejë. Fillimisht do t’i paraqesim objektivat për këtë projekt e më pas do bëhet vizibiliteti apo përshkrimi i gjendjes aktuale të infrastrukturës hekurudhore si dhe analizat dhe matjet e elementeve të linjës, me theks të veçantë në shtresën e epërme. Objektivi përgjithshëm i këtij projekti apo analize teknike është rigjallërimi i linjave hekurudhore duke i përmirësuar ato. Objektivë tjetër me rëndësi është dhënia e përparësisë së madhe racionale linjave hekurudhore duke bërë një vlerësim gjithëpërfshirës të ekonomisë së vendit. Qëllimi i fundit, por jo për nga rëndësia, është sigurimi i një programi racional investimesh për përmirësimin e rrjetit hekurudhor. Për të realizuar studimin, janë përdorur metoda e marrjes së të dhënave, analizat e të dhënave, materialet analitike të ndërmarrjes, modelet etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.436

Included in

Engineering Commons

Share

COinS