Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka si qëllim të jap një përshkrim të hollësishëm dhe më të qartë për materialin ndërtimor-Agregatin. Duke marrë thelbin nga literatura dhe publikime të ndryshme kamë punuar temën me titullin ‘’ Vetitë e Agregateve dhe Përdorimi i Tyre si Komponente e Betonit’’.

Me anë të këtij punimi individual kamë bërë përpjekje që të krijojë një udhëzues me një strukturë të përmbledhur duke treguar karakteristikat dhe përdorimin e agregateve si njërin prej komponentëve kryesor me përqindjen ( % )më të madhe në beton.

Për të njohur më mirë Agregatet duhen njohur vetitë e tyre të cilat janë në pajtueshmëri me Standardet Europiane EN 12620.Vetitë e agregateve klasifikohen në dy lloje; Vetitë Natyrore dhe Vetitë Artificiale.

Në përgjithësi agregati përfitohet prej guri si material bazë dhe si i tillë ndahet në agregat i lumit, agregat i thyer dhe agregat artificial.

Agregati ka përdorim të gjerë në ndërtimtari si psh; për gatijen e betoneve, laçërave, shtresave rrugore etj.

Rëndësia e analizës së agregatit si komponente përbërëse e betonit qëndron në faktin se pjesëmarrja e tij në beton është 70-80% që d.m.th paraqet përbërsin kryesor nga i cili edhe varen shumë veti të betonit.

Nga aspekti i qëndrueshmërisë së betonit,agregati po ashtu luan një rol të rëndësishëm,prandaj me zgjedhjen e drejt të agreatit për beton mund të kontribuohet në qëndrueshmërinë dhe jetën e gjatë të betonit, gjegjësisht të objektit,sidomos nëse objekti i është nënshtruar veprimit të ndikimeve atmosferike,kimike,erozionit etj.

Së fundi, agregati ndikon edhe në koston e betonit (rreth 50%) pasi që pjesmarrja e tij në vëllimin e betonit është e madhe.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.455

Included in

Engineering Commons

Share

COinS