Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Visar Krelani

Language

Albanian

Abstract

Shqyrtimet e materialeve ndërtimore për caktimin e cilësisë se tyre kërkon një përkushtim dhe një punë te madhe, ne ketë teme do te fokusohemi ne shqyrtimin e materialeve ndërtimore me fokus te veçantë materialeve për përfitimin e betonit, shqyrtime këto qe realizohen ne laboratorin e Qendrës se Kompetencës në Skenderaj. Materialet konkrete qe do te jene ne fokus janë kryesisht materialet apo komponentët përbërëse te betonit, siç janë agregati, çimentoja dhe uji. Llojet e agregatit mënyrat e përfitimit dhe vetitë e agregateve, mënyrat e ekzaminimit te tije. Caktimi i fraksioneve te agregatit dhe rëndësia e fraksionizmit, mënyrat e fraksionizmit dhe ndikimi i lagështisë për caktim te fraksioneve, rezistenca ndaj thyerjes se gurit për përfitimin e agregatit. Uji, llojet e ekzaminimeve dhe mënyrat e shqyrtimit laboratorik, mënyra e marrjes se mostrave kontrolluese. Çimento, llojet e cementit mënyrat e ekzaminimit, caktimi i masës vëllimore dhe masës specifike te çimentos, ekzaminimi i mostrave te çimentos ne lakim llojet e pajisjeve me te cilat kryhet ekzaminimi, rezistenca ne lakim e çimentos etj. Betoni dhe raportet e përzierjes se betonit mënyrat e përfitimit te betonit, ekzaminimi i konsistencës se betonit me metodën e shtrirjes dhe me metodën e shtresimit si dhe pajisjet qe përdoren për këto shqyrtime. Një nga pikat kyçe apo shqyrtimet kryesore qe bëhen te betoni janë edhe caktimi i vetive mekanike siç janë rezistenca ne shtypje dhe ne tërheqje, pajisjet për caktimin e rezistencës ne shtypje dhe llojet e mostrave. Rezistenca ne tërheqje e betonit metoda indirekte, forma e mostrave mënyra e ekzaminimit dhe pajisjet për ekzaminim. Rezistenca ndaj cikleve te ngrirje shkrirjeve si proces i veçantë, tregohet mënyra e marrjes se mostrave dhe mënyra e ekzaminimit. Kontrolli i cilësisë se betonit ne vepër përmes sklerometrit, mënyra e punës me sklerometer. Lista e pajisjeve për ekzaminim qe janë në dispozicion ne laboratorin e Qendrës se Kompetencës në Skenderaj

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.452

Included in

Engineering Commons

Share

COinS