Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është rritja e cilësisë dhe efektivitetit të proceseve të menaxhimit, monitorimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike, duke paraqitur një model të avancuar për llogaritjen e performancës së tyre. Integrimi dhe ndërthurja e koncepteve matematikore, ekonomike dhe inxhinierike, për vlerësimin e avancimit fizik të projektit, lëvizjes së flukseve monetare, shpërndarjes të burimeve të nevojshme dhe llogaritjes të afateve kohore, mund të konsiderohet si niveli më i lartë i menaxhimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike.

Nga studimi i menaxhimit te ndertimit ne Kosove, mund te perfundohet se kjo veprimtari te ne duhet te zhvillohet shume me teper ne te ardhmen. Ne praktik, njohurit e kësaj teorie aplikohen ne mënyrë te pasistemuar dhe me qasje intuitive. Mungojnë pra, së pari, vetëdija se gjërat që bëhen janë pjesë e organizimit të punës. Mungon gjithashtu lidhshmëria brenda proceseve menaxhuese.

Duhet të kuptohet që në çdo kompani ndërtimore, primare është siguria dhe cilësia në punë, për të ardhur deri te suksesi i saj. Suksesi i një projekti arrihet nëse ai projekt ka përfunduar pa asnjë aksident, kohëzgjatja e punëve realizohet sipas planit dinamik që është paraparë dhe në fund të sjell një cilësi të dëshirueshme në tregun e ndërtimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.459

Included in

Engineering Commons

Share

COinS