Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Gazmend Spahija

Language

Albanian

Abstract

Hyrje - Arresti kardiak njihet edhe si arrest kardiopulmonar që nënkupton ndalimin e qarkullimit tё gjakut si pasojё e mungesёs së aktivitetit ose aktivitet joefektiv tё zemrёs, nёse kjo ndodhё papritur quhet arrest kardiak i papritur. Ndalimi i qarkullimit tё gjakut ndalon edhe transferimin e oksigjenit nё tru. Mungesa e qarkullimit të gjakut nё tru shhkakton humbjen e vetëdijes dhe ndaljen e frymёmarrjes . Dёmtimi i trurit ndodhё nёse arresti kardiak nuk trajtohet pёr mё shumё se 5 minuta.

Sipas shkaktarit, arresti kardiak mund të ndahet në arrest kardiak primarë i shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe sekondarë nga patologjitë jokardiake.

Qëllimi - Qëllimi i këtij punimit është kujdesi infermieror i pacientëve që kanë arritur me gjendje të arrestit kardiak në qendrën Emergjente të spitalit të përgjithshëm të Ferizajit, të identifikohen faktorët e rrezikut tek këta pacient, dhe trajtimi i këtyre pacientëve.

Materiali dhe Metodat - Metoda e hulumtimit është retrospektive, të dhënat janë marrë nga protokoli i Emergjencës së spitalit të përgjithshëm të Ferizajit për periudhën kohore 2018/2019. Në hulumtim janë përfshirë të gjithë pacientët të cilët kanë arritur në Emergjencë pa shenja jete - në arrest kardiak, pa dallim moshe dhe gjinie.

Konkluzionet - Në hulumtim janë përfshi 75 pacientë. Nё bazё tё rezultateve tё fituara konkludojmё se arresti kardiak ёshte semundje mё e shpeshtё tek meshkujt sesa tek femrat. Mosha mesatare ishte 59 vjeç,ku shkaktari më i shpesht që qon në arrest kardiak janë sëmundjet kardiovaskulare, 85 % e pacientëve në hulumtim jan trajtuar për hipertension. Vdekshëmria është shumë e lartë, 72 % e pacienteve pёrfundojnё me vdekje, ndёrsa 28 % transferohen nё Klinikën e Emergjencës në SHSKUK në Prishtinё për trajtim të mëtutjeshëm.

Për trajtimin e pacientëve me arrest kardiak ka shume rëndёsi kujdesit infermieror i menjëhershëm dhe sipas protokoleve i pacientit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.51

Included in

Nursing Commons

Share

COinS