Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiki
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i punimit të diplomës për temën përkatëse është projektimi i një objekti shumëbanesor i cili ka për qëllim kryesor rehabilitimin e përsonave me raste sociale të cilëve iu mundësohet qëndrimi në objekt me kushte dhe ambient duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Përsonat në fjalë janë të gjithë ata që janë të pa punësuar dhe pa të ardhura ekonomike. Atëherë si zgjidhja më e mirë ishte qyteza e Fushë Kosovës, si qytezë e cila gjithmonë ofron mundësi të mëdha ekzistenciale dhe si qytezë me banim të konsiderueshëm kolektiv.
- Kam vazhduar me intervisten që është realizuar me përfaqësues të zyrës së urbanizmit, Fushë Kosovë, duke përzgjedhur lokacioni ideal për projektimin e objektit shumëbanesor. Lokacioni është i rregulluar me planë rregullues dhe është afër çdo aktiviteti që zhvillohet në qytetin e Fushë Kosovës dhe në kufi me qytetin e Prishtinës.
- Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.
- Gjëja më e rëndësishme është që për raste të tilla nuk ndryshon mënyra e projektimit, kërkesat për banim, por thjesht është kategori e cila në aspektin e përfitimit dhe pagesës së këtyre njësive banesore dallon nga tjerët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.496
Recommended Citation
Muçiqi, Ermira, "OBJEKT SHUMËBANESOR - RASTE SOCIALE" (2016). Theses and Dissertations. 524.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/524