Date of Award
Summer 6-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Objektet Hoteliere shërbejnë për banim / akomodim të shkurtër dhe të përkohshëm të njerëzve / mysafirëve, të cilët mund të kenë qëllime të ndryshme, duke filluar nga ato turistike, biznesore, udhëtimeve të ndryshme logjistike e zyrtare, konferencave e gjerë te qëllimet e pushimit, argëtimit/ lojërave, rekreimit dhe rehabilitimit fizik e shpirtëror.
“Ne të gjithë jemi vizitor në këtë moment dhe në këtë vend. Ne të gjithë jemi këtu vetëmkalimthi. Ne kemi ardhur që të observojmë, të mësojmë, të rritemi e pastaj të kthehemi në shtëpi”. Kjo është një thënie Australiane që e definon vet jetën, një moto që mund të përdoret si metafore e “habitateve” të përkohshme të mobilitetit njerëzor – objekteve hoteliere.Sot, turizmi është shndërruar në numrin një te të gjitha aktiviteteve ekonomike në botë. Nga shek. XX, mobiliteti theksohet gjithnjë e më tepër, qëndrimi në një hotel është shndërruar në një mënyrë të jetës së shume njerëzve dhe për turistet një argëtim i ndërthurur me pushimin.Është interesante se tendencat dhe nevojat që kanë shoqëritë sot mund të gjurmohen edhe në shoqëritë e dhjeta shekujve më parë, shoqëri të cilat së bashku me mobilitetin i ndërtuan civilizimet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.511
Recommended Citation
Shabani, Mergim, "HOTEL TRANZITOR" (2016). Theses and Dissertations. 534.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/534