Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Qendrat tregtare paraqesin shembullin më tipik të komercializimit të arkitekturës. Shopingu është bërë pjesë e pandashme e cdo shoqërie bashkëkohore dhe qendrat tregtare janë ambientet më të mira për joshjen e konsumatorëve . Qendrat tregtare janë ndërtesa komplekse publike , të cilat me funksionin e tyre mundohen të plotësojne nevojat e klientëve , blerësve dhe publikut . Qendrat tregtare gjithashtu e bëjne edhe reklamimin e produkteve te prodhuesve . Publiku zakonisht përveq se blejnë ndonjë product ata edhe mund të kalojnë kohën e lirë aty duke u zbavitur ne hapësirat për kohën e lirë si p.sh kinema , boëling , lojërat e ndryshme elektronike etj … dhe kjo do të thotë se blerja gjithnje e më shumë po. kombinohet me aktivitetet e kohës së lirë . Që nga kohërat e lashta jane munduar te krijohen ambientet në të cilat do te zhvillohej tregtia dhe aktivitete të ndryshme . Me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë është zhvilluar koncepti I qendrave tregtare dhe shumë herë llogariten si zemra e qytetit . Zhvillimit të qendrave tregtare I paraprijnë Arkadat , Mapot Industriale dhe Supermarketet. Në shek.XX rrethanat sociale dhe ekonomike ndikuan shumë në zhvillimin e qendrave tregtare për shkak të rritjes së popullësisë , hapësirës së mjaftueshme për ndërtim në rrethinat e qyteteve etj . Qendrat tregtare mund të jenë brenda dhe jashtë qytetit dhe madhësia e tyre varet se sa banorë jetojnë në atë zone .Sa I përket strukturave për parkim – garazheve mund të jenë te tipit të hapur dhe të mbyllur , garazhet nëntokësore dhe mekanike , kurse nga forma e rampave mund te jene me rampa te drejta , spirale dhe të kombinuara . Parkingjet duhet te kenë mundësi të lehtë për orientim të trafikut , lidhje të mira vizuele , kontroll I pastër I trafikut .1% e parkingjeve duhet ti dedikohet parkingjeve per hendikep. Parkingjet duhet të jenë me dimensionet e duhura në mënyrë që lëvizja të jetë sa më e lirë .

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.545

Included in

Architecture Commons

Share

COinS