Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Sadije Kelmendi

Language

Albanian

Abstract

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në rëndësinë e dizajnimit urban me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e qështjeve që ndikojnë në zhvillimin urban në qytete dhe fshatra.

Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së hapësirave publike në fshatin Llapllasellë dhe mungesës së vetdijësimit të publikut të gjerë e sidomos të rinjëve për të drejtat e tyre në qytetari aktive përmes pjesëmarrjes në planifikim dhe dizajnim.

Në kuadër të projektit është zhvilluar dhe funksionalizuar gjeoblogu (platformë digjitale), përmes së cilës i mundësohet çdo banori të zonës të kyçet dhe të lokalizon në hartë hapësirat publike të cilat banorit i pëlqejnë dhe vizitojnë më shumë apo më pak, arsyet e përdorimit dhe plotësimi i pyetësorit për shprehjen e mendimin lidhur me gjendjen e këtyre hapësirave në mënyrë që të kuptohen nevojat dhe aspiratat e tyre për atë hapësirë.

Dizajni i krijuar, duke u bazuar në kërkesat e banorëve, ka krijuar dhe rigjallëruar hapësirën publike duke i dhënë funksione të ndryshme për shfrytëzim nga të gjitha grupmoshat, siq janë: lojërat për fëmijë, terrenet sportive për të rinj, këndet e leximit për pleq, sheshin për socializim mes banorëve dhe shumë hapësira tjera për shfrytëzim të përbashkët.

Ky dizajn do i shërbejë njerëzve si një burim vital komuniteti në të cilin njerëzit e të gjitha moshave, aftësive dhe prejardhjeve socio-ekonomike do të hyjnë dhe të gëzojnë këtë vend, por gjithashtu të luajnë një rol kyç në identitetin, krijimin dhe mirëmbajtjen e tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.581

Included in

Architecture Commons

Share

COinS