Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Gani Halilaj
Language
Albanian
Abstract
Hyrje:Në pjesën e hyrjes së këtij punimi janë të paraqitura informatat e nevojshme për njohjen, kuptimin dhe shtjellimin me termin çrregullimet psikotike, çka janë këto çrregullime si ndahen ato dhe cilat janë grupet të cilat formohen brenda termit çrregullime psikotike.
Shqyrtimi i literatures: Problemet të cilat rrjedhin si pasojë e çrregullimeve psikotike të cilat janë jo të pakta janë të shtjelluara ne këtë kaptinë dhe lidhja e këtyre problemeve me pacientët si dhe rrethin e tyre të cilët janë nën përkujdesin e tyre.
Deklarimi i problemit: Tek deklarimi i problemit sqarohen problemet të cilat janë hasur gjat punimit të kësaj teme të diplomës dhe mënyra e gjetjes së literaturës së shfrytëzuar për këtë punim.
Metodologjia :Pjesa e metodologjisë përmbanë mënyrat e detektimit të pacientëve të prekur nga çrregullimet psikotike, diagnostifikimin e pacientëve, llojet e diagnozave që hyjnë në këtë kategori dhe metodat e përdorura për trajtimin dhe përkujdesin ndaj këtyre pacientëve.
Prezentimi dhe analiza e rezultateve: Prezentimi i statistikave të marra nga IPFK në lidhje me çrregullimet psikotike të regjistruara gjat përiudhës 2015 – 2018 në Kosovë dhe rezultatet e marra nga analizat e marra nga këto të dhëna.
Diskutim dhe konkluzion: Përmbyllja e ideologjisë në lidhje me çrregullimet psikotike dhe rekomandimet të cilat duhet të merren parasyshë për të gjithë në lidhje me parandalimet sado të pakta të mundësive për prekje nga këto sëmundje.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.44
Recommended Citation
Bytyçi, Agnesa, "ÇRREGULLIMET PSIKOTIKE TË TRAJTUARA NË INSTITUTIN E PSIKIATRISË DHE FORENZIKËS TË KOSOVËS (IPFK)" (2019). Theses and Dissertations. 58.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/58