Date of Award
Spring 5-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiki
Language
Albanian
Abstract
Trajtimi i temave të ndjeshme apo të ndërlikuara të cilat doemos janë pjesë e njerëzimit, gjithmonë ka qenë një sfidë për cilindo studiues të çfardo fushe. Edhe më sfiduese e bën fakti kur për trajtimin e ndonjë teme mungojnë apo më mirë të themi janë të limituara të ardhurat financiare, të cialt pa dyshim janë një promotor dhe mjet ndihmues drejt zgjidhjeve të kërkuara. Këtu kam fjalën posaçërisht për temen e ndjeshme dhe për njerëzit të cilët pa ndonjë përjashtim mund të quhen të vuajtur dhe numri i të cilëve momentalisht në botë sillet rreth 65.3 milion, ky numër përfaqëson numrin e njerëzve te zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre. Brenda këtij numri 21.3 milion konsiderohen të jenë refugjatë, ku këta të fundit edhe i trajton ky punim. Statusi i refugjatëve është i caktuar me konventë të Kombëve të Bashkuara dhe si të tillë edhe përfshihen brenda kornizave të Ligjit Ndërkombëtarë. Sa i takon fushave tjera, njerëzimi ka ofruar zgjidhje për këtë kategori të vuajtur të njerëzve, por së fundmi kanë filluar edhe hapat e vrullshëm të ofrimit të zgjidhjeve për banimin e refugjatëve; zgjidhje qe deri më tani kanë munguar nëse i krahasojmë me idetë e hedhura për fushat tjera. UNHCR tanimë mbështetë dhe inkurajon ofrimin e zgjidhjeve inovative për banimin e refugjatëve. Duke konsideruar mungesën e një banimi adekuat për refugjatët si dhe inkurajimin për ofrimin e zgjidhjeve të reja, unë si një student i arkitekurës fillova të e punoj një zgjidhje të banimit për këtë kategori të vuajtur të njerëzve, duke synuar gjithmonë një të tillë që do i përshtatjes secilës strukturë të familjes, që ka nevojë për një vend të sigurtë për te jetuar për një periudhë të cakutar kohore; deri sa situata t’i kthehet normalitetit në vendin e tyre.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.575
Recommended Citation
Kryeziu, Hazbi, "MODULAR REFUGEE HOUSING" (2017). Theses and Dissertations. 584.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/584