Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Të gjithë parapëlqejmë të ulemi para veprave të shumta të mëdha të krijuara nga autor të ndryshëm të mëdhenj të mbar botës, dhe të meditojme para tyre, duke shijuar kështu edhe mënyren dinjitoze të paraqitjes së tyre, por, gjithnjë harrojmë kushtet që duhet plotësuar hapsira në mënyrë që vepra të paraqitet në formën sa me dinjitoze dhe sa më të cilsore të mundshme. Këto kushte nuk plotësohet në objekte të zakonshme, ashtu siq jemi mësuar shpesh here ti shohim në Galeritë e ekspozimit në vendin tone. Shpesh, këto kushte të papërshtatshme na dërgojnë deri tek situatat kur nuk arrijmë ta analizojmë në përpikmeri veprën e caktuar, duke humbur kështu edhe kuptimin e saj. Me qëllim të arritjes së kushteve sa më përshtatshme për ekspozim dhe duke sjellë me vete edhe frymën e zhvillimit të artit vizual në pergjithsi, kjo temë do të trajtoje një Atelier, një hapsirë pune të përshtatshme për cilindo autor, dhe një Galeri ekspozimi me standarde europiane. Kjo ndërtese do bëhet njëherit, Galeria e parë ne komunen e Drenasit, objekt ky që kjo komune nuk e kishtë asnjëherë. Duke analizuar situatën mëtutje arrijmë në konkludim që kjo Galeri njëherit do të shërbej edhe për ekpozimin e veprave të ndryshme dhe mbajtjen e ekspozitave të vogla në kuadër të nivelit shtetror. Gjatë analizave është vënë re fakti që asnjë galeri qoftë ajo sado e vogël, nuk ekziston pergjat rrugës R102, detal ky që do të na shpie deri te emertimi i vete Galeris.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.574
Recommended Citation
Bytyqi, Granit, "ATELIE DHE GALERI EKSPOZIMI" (2017). Theses and Dissertations. 585.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/585