Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Prej muzeut të parë e deri tek muzeu i ditëve të sotme paraqitet një karakteristikë kryesore-ai tenton të ndryshojë si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga dukja e jashtme.

“Dhomat e thesareve, tregimet, tempujt janë diçka që i përkasin të kaluarës – Muzetë do të jenë punëtoritë e së ardhmes”[1]. Hans Wolfgang Hoffmann përmes kësaj thënie na bën të kuptojmë se gjatë kalimit nëpër kohë, muzeu ka ndryshuar. Ai nuk do ta përmbajë në vete vetëm ekspozimin e veprave, por edhe një numër tjetër funksionesh të cilat lidhen me edukimin e vizitorit.

Si rezultat i sistemit jo të përshtatshëm të mësimit i cili po zhvillohet ditëve të sotme në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi, një numër i madh i fëmijëve e humbin koncentrimin e tyre gjatë mësimit për shkak të monotonisë së leximit, dëgjimit, shkrimit dhe mungesës së praktikimit dhe eksplorimit, gjë që ndikon në humbjen e interesimit për të mësuar dhe për tu edukuar. Për këtë është e nevojshme që fëmijët në kurrikulën e tyre mësimore të kenë ditë të caktuara të vizitave në muze, që të kuptojnë arsyen e ndodhive në natyrë.

Muzeu i shkencës përmban në vete një rrugëdalje nga kjo monotoni e cila ndikon negativisht në zhvillimin e intelegjencës së fëmijëve. Duke u bazuar në thënien e Hans Wolfgang Hoffmannit, që muzeu është më shumë se një vend për të shikuar eksponatet dhe për të marrur njohuri prej tyre, une kam hulumtuar dhe punuar për një muze si dhe kam zhvilluar idenë se si ai do të ndikojë në shoqëri. Ky muze do të jetë një vend ku njerëzit, veçanërisht fëmijët, përpos që do të mësojnë për fenomenet natyrore, ata gjithashtu do të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin për të fituar një produkt, i cili pastaj do të kthehet në një eksponat të muzeut. Në këtë mënyrë ata do të mësojnë për natyrën përmes shkencës, por në të njejtën kohë ata do të zbaviten me atë që do të ofrojë ky muze.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.558

Included in

Architecture Commons

Share

COinS