Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

-Kosova edhe pse një shtet i ri, ka një histori të lashtë dhe të begat si lokalitet, në të cilin gjenden fakte arkeologjike që dokumentojnë se ky rajon ka qenë i banuar qysh nga periudhat e hershme të njerzimit, që nga paleoliti e duke vazhduar në të gjitha etapat e me vonshme të zhvillimit njerzor. -E gjith historia e begatë e zhvillimit njerzor që ka kaluar në këtë rajon pa dyshim se përbën një pasuri të madhe arkeologjike për vendin tonë, e po ashtu edhe për gjith njerzimin, pasuri e cila duhet ruajtur, kultivuar, dhe promovuar si atraksione turisitike, për banorët vendas e po ashtu edhe për turistët e huaj. -Kosova si vend turistik, ofron potenciale të larta të zhvillmit malor dhe historik të saj, në rajone të ndryshme, të cilat janë potenciale shumë të mëdha që mund të ndikojnë në përmrsimin socoal e ekonomik të vendit tonë. Turizmi malor në vendin tonë, ka filluar të zhvillohet me një ritëm të ngadalshëm, dhe në rajone të caktuara, mirpo ende nuk e ka arritur potencilain e plotë të zhvillimit të saj. Sigrisht që ka ndikuar situata politike, si dhe ajo ekonomike, që ka ndikuar që invesititorët vendor dhe ata të huaj të kenë dyshime ne investimet e tyre, pasi që dihet se invesitimet në turizëm kerkojnë kohë të gjatë që të kthehen, e sidomos në vende në ndërtim e sipër.

-Tani Kosova gjendet në një pozitë më te mirë politike dhe ekonomike, që mundëson shfrytëzimin e potencialeve natyrore të saj, dhe krijimin e klimës të përshatshme për investime vendore dhe ato të jashtme, të cilat pa dyshim do të sjellin përmirisim social e ekonomik të vendit tonë.

-Ideja për të shfrytëzuar këto potencilae, ka ndikuar në perzgjedhjen time, për punimin e temes së diplomes, përmes të cilës kam kryer studime të shumta për të arritur në përfundime se si duhet të krijojmë një qasje inovative për krijimin e arkitekturës e cila është mikpritëse dhe shfrytëzon me së miri potencialet natyrore të një lokacioni të caktuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.599

Included in

Architecture Commons

Share

COinS