Date of Award

Summer 8-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

Language

Albanian

Abstract

Bota që na rrethon është ndërtuar kryesisht nga ne dhe gjithashtu është një pjesë esenciale që ka ndikim në shëndetin tonë të gjendjes sociale dhe kulturore si komunitet por edhe në shëndetin psikikë të mendjes dhe ekuilibrit shpirtëror-emocional. Mënyra se si e interpretojmë këtë është edhe vizuale dhe kështu që edhe forma e jashtme e një ndërtese ka ndikim tek ne, nga këto formacione gjeometrike dhe mënyra se si gjeometria pranon dhe e ridrejton dritën në ndërtesë. Hotelet kanë qenë një ndërtime për strehim që nga kohërat e lashta ku udhëtarët zakonisht qëndronin në Hane dhe Hostele, por në kohët moderne kemi tipologji të shumta dhe të ndryshme të hoteleve për rrethana, nevoja dhe kërkesa të nga vet klientët dhe konteksti ku zhvillohen. Duke qenë se arkitektura është e rëndësishme për vet vlerat e qytetit, edhe hoteli si zakonisht është pjesë me ndikim të rëndësishëm në vlerat e vendbanimeve, në të cilët është e rëndësishme që vizitorët të kenë një përshtypje mikpritëse nga vet ndërtesa e hotelit, pasi që përfaqëson pjesën kyçe të qytetit ku ndodhet ky projekt (Prishtinën e Re zona qendrore). Ky projekt me formën e vet shpreh gjallërinë dhe dinamizmin që Prishtina posedon në aspektin joformal, por gjithashtu në mënyrë konceptuale përmes formës, shpreh edhe tendenca të vazhdueshmërisë fraktale apo procese gjenerative kontinuale e të papërfunduara. Prishtina në tërësi në kohën e fundit akoma është në proces e sipër për gjenerimin e vlerave të reja arkitektonike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.598

Included in

Architecture Commons

Share

COinS