Date of Award
Summer 6-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Në fillim ishte zëri, fryma që tingëllon, një shenjë e zëshme e jetës sonë dhe më pas lindi fjala për t’u bërë përsëri muzikë. Muzika ka një influence të fuqishme mbi trupin tonë, mendjen tone dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vet një tingull dhe ai e stimulon të gjithë trupin tonë, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëj të qajmë pa pushim ose të gëzohemi. Shkolla e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, që prej ekzistimit të saj përballet me mungesa e një ndërtese të përshtatshme për funksionimi e saj. Fillimisht, ajo ishte e vendosur në një ndërtesë tepër të vjetër dhe që vazhdimisht kishte rrezikun e shembjes, ndërtesë kjo, që tani shfrytëzohet nga një familje skamnorësh. Ndërtesa e re e shkollës së muzikës “Tefta Tashko” është paraparë që të ndërtohet te stadiumi i vjetër, por kjo do të mund të realizohej vetëm nëse gjenden donator. Duke u nisur nga nevojat, kërkesat, problemet e nxënësve dhe profesorëve, ishin arsyeja kryesore e zgjedhjes së kësaj teme që ka për qëllim parësor krijimin e një hapësire që përfshin trajnimin e instrumenteve muzikore, këndimit si dhe fushave të tjera hulumtuese si historia dhe teoria e muzikës. Mungesa e ambienteve efikase dhe të dedikuara për edukim në lëmin e arteve performative dhe pamore; krijimi i mostrave inovative hapësinore si reflektim i zhvillimeve bashkëkohore, ku performanca funksionale / hapësinore, ekologjike dhe energjetike, rezulton në shprehje të reja formale dhe tektonike, si afekte regjeneruese e kulturës urbane dhe simulon nxënësit në ndjekjen e shkollave të artit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.633
Recommended Citation
Haxhani, Blinera, "INSTITUCION EDUKATIV: AKADEMI E MUZIKES DHE ARTIT" (2018). Theses and Dissertations. 634.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/634