Date of Award
Spring 4-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiki
Language
Albanian
Abstract
Ndërtesa monumentale "Muzeu i Kosovës" gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885/86. Objekti është ndërtuar nga Austro - Hungaria për nevojat e ushtrisë turke. Deri në vitin 1975 objekti ka qenë seli e komandës ushtarake gjatë regjimit të ish RSFJ për regjionin e Prishtinës. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër. Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i Kosovës. Planimetria e ndërtesës është drejtkëndëshe në etazhe: B+P+2+NK dhe është e ndërtuar me materiale ndërtimore si gurë, tulla, dru e mermer. Kulmi është rindërtuar dhe i takon tipit "mansard" i mbuluar me tjegulla "moderne". Pjesa frontale e ndërtesës theksohet me një ritëm të njëtrajtshëm të hapjeve dhe shkallë të theksuara një-krahëshe simetrike, me planimetri gjysmëharkore që çojnë nga përdhesja deri në kat të parë. i themeluar me qellim te ruajtjes, restaurimit-konservimit dhe prezantimit te trashigimise te luajtshme per territorin e Republikes se Kosoves. Muzeu ka kater departamente: Departamenti i Arkeologjise, Departamenti i Etnologjise, Departamenti I Historise dhe Departamenti i Natyres.Ekspozitet jane te vendosura ne tri ndertesa: Ndertesa kryesore, Muzeu Etnologjik apo kompleksi “ Emin Gjiku “ dhe “ Shtepia e pavarsisë”.
Në Kosovë për momentin mirëmbajtja e objekte kulturore nuk është nje teme që preket aq shum ose fare, për këtë arsyje mendojë që është e arsyeshme ndërtimi i nje kompleksi në ndërtesën kryesore të Muzeut për të japur një qasje të re edhe një hapesirë më të madhe gjithashtu edhe një atraksion që do të tërhiqte vemendjen e popullit .
Ne këtë project do të krijohen dy salla të mëdha që do te gjinden në katet nëndhe, të paisura me atrium , gjithashtu edhe pjesa ku qasemi prej objektit të vjetër në pjesën e krijuar do te jenë të paisura me atrium , kemi vendour edhe ashensori ku lidhet prej katit te dyte deri ne katet poshte edhe elementet tjera sikur wc, depo etj arsyja pse kemi vendosur të krijojmë salla nën nivelin e tokës eshte ruajtja e pamjes se muzeut që jo vetem qytetaret e Prishtines por edhe qytetet e tjera , edhe turistat që e kane vizituar Prishtinën përcjellin pamjen që ka muzeu gjithashtu pasi që është ndërtuar në 1980 kemi një seri te tëra gjeneratash që e kane muzeun si pike referimi te qytetit pra do të ishte e drejt që kompleksi të krijohet në atë mënyrë që të krijojmë hapesirën e dëshiruar por pa prekur pamjen e Muzeut.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.632
Recommended Citation
Demaku, Blerina, "KONSTRUIMI I MUZEUT TË KOSOVËS" (2018). Theses and Dissertations. 635.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/635