Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albanian

Abstract

Motelet janë objekte që shërbejnë për banim / akomodim të shkurtër dhe të përkohshëm të mysafirëve /personave me mjete të motorizuara (motoçikleta, automobila, kamionë, etj) të cilat objekte ofrojnë; fjetje, qëndrim, vendparkingje me qasje të lehtë, automekanik dhe stacione karburanti (në afërsi), instalime telefonike, po ashtu edhe ushqim të shpejt e në raste tjera edhe aktivitete shoqërore e rekreuese. Emërtimi i këtyre objekteve është akronim i “Motor Hotel” – Motel, term ky i futur në leksikon pas Luftës së Dytë Botërore. Si rrjedhojë, këto janë hotele që vendosen kryesisht në pjesë periferike të qyteteve, ndanë akseve rrugore magjistrale, arterie të cilat lidhin qytete tjera apo vende turistike e atraktive. Rrjedhimisht këto hotele duhet përmbushur kërkesat e udhëtarëve me mjete të motorizuara të cilëve kryesisht u nevojitet një vend tranzicioni për parkim të lehtë, afërsi të pikës së karburantit, qëndrim/ pushim të shkurtër, ngrënie / restorant, dhe të gjitha këto me qasje të shpejtë dhe efikase. Me zhvillimin e autostradave në Evropë dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimet në distanca të gjata u bënë me të zakonshme, dhe nevoja për akomodime jo të shtrenjta, të lehta për t'u qasur për kalimin e natës dhe në afërsi të rrugëve, dërgoi drejtë zhvillimit të konceptit të motelit. Koncepti origjinal i motelit si hotel për motorist i takon Amerikës, duke u bërë pjesë e kulturës dhe stilit të jetës amerikane. Motelet e arritën kulmin e popullaritetit të tyre në vitet 1960-ta me rritjen e rrugëtimit me makina. Restoranet- të ngrënit jashtë ka një histori të gjatë. Tavernat kanë ekzistuar qysh në vitet 1700 p. e. re. Të dhënat për vende publike të ngrënies vijnë edhe nga Egjipti i Lashtë në vitin 512 p. e. re, por me meny të limituar – vetëm një lloje pjate është servuar. Romaket e lashtë kishin preferenca të larta për ngrënie jashtë. Pas rënies së Perandorisë Romake, të ngrënit jashtë zakonisht bëhej në hane apo taverna, për më tepër në vitet 1200 u paraqiten shtëpi gatimi në Londër, Paris dhe gjetke në Evropë, ku ushqimi i gatuar mund të blihej por jo edhe të konsumohej në vende të posaçme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.612

Included in

Architecture Commons

Share

COinS