Date of Award

Summer 6-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Arkitektura është arti i të siguruarit të domethënies dhe rëndësisë së një vendi në hapësirën e përgjithshme. Hapësira është gjithmonë një sistem i vazhdueshëm i marrëdhënieve që përputhen. Arkitektura, në mënyrë të pashmangshme, është vendosja e një trupi ose objekti apo kufiri të ndërtuar që e ndryshon rrjedhën e këtyre marrëdhënieve. Gjatë evolucionit njërëzor, njëriu zbuloi një aftësi të madhe për të ndërtuar një proces adaptimi që është i hapur në rrethana të ndryshme, duke e përzier praninë njërëzore në hapësirën natyrore dhe që kryesisht konsiderohet si dinamikë e rrjedhave natyrore.

Trashëgimia kulturore është një tjetër vlerë shumë e rëndësishme e një vendi. Në ditët e sotme mund të vërehet një rritje e numrit të investimeve të bëra në hotele dhe ndërtesa hotelierie. Në vitet e fundit, është vërejtur një tendencë për rritje të numrit të hoteleve në aspektin e estetikës: duke filluar nga rregullimi i pronës së tokës përreth e deri tek arkitektura unike dhe dizajni i brendshëm. Funksionet e tyre gjithashtu kanë ndryshuar: funksionet e hotelit shpesh janë të kompletuara me hapësira konferencash, hapësira me ujëra termale (spa), hapësira rekreative dhe objekte të tjera. Kjo rezulton në variacion më të madh hapësinor të ndërtesave dhe diversitet në arkitekturën e tyre.

Mbështetur në këtë përshkrim tema ime e studimeve paraqet kompleksin turistik hotelier në Ulqin. Tema ime mbështetet në anën teorike dhe praktike të paraqitjes së punës kreative të kompleksit turistik DULCINEA në Ulqin. Puna teorike e temës është e bazuar në të dhëna të nxjerra nga arkivat e komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, kurse pjesa praktike, ose thënë më mirë, pjesa kreative e temës ngërthen paraqitjen grafike të kompleksit turistik. Kompleksi përbëhet nga hoteli dhe villat. Pjesë përbërëse të këtij kompleksi janë pishina e jashtme, fusha e sportit dhe plazhi dhe të gjitha këto së bashku paraqesin arkitekturën bashkëkohore në një ambient natyror.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.666

Included in

Architecture Commons

Share

COinS