Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Nevojat dhe kërkesat për arsim cilësor janë gjithmonë evidente kur një shtet është në tranzicion dhe po kalon një periudhë të rëndë ekonomike dhe sociale . Rëndësia e një shoqërie të arsimuar dhe mirë të informuar për të drejtat e tyre dhe interesat shtetërore është një domosdoshmëri për të pasur një shtet të zhvilluar dhe të qëndrueshëm .

Një ndërtesë shkollore e ndërtuar në mënyrë adekuate është domosdoshmëri për garantimin e rritjes së fëmijëve, mundësi dhe performancë e të mësuarit dhe zhvillimit të tyre kulturor dhe social.

Mjedisi shkollor është shqetësim i veçantë për nxënësit, të cilët kalojnë një kohë të gjatë në shkollë dhe karakteristikat fiziologjike i bëjnë ata një grup veçanërisht të ndjeshëm krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

Sic parashihet Kosova është vendi me popullësinë më të re në Europë , po ashtu se jemi një vend me potencial të madhë të zhvillimit në te gjitha sferat e jetës , duke e parë në shumë këndvështrime vijmë në përfundim që këto procese do të udhëheqen nga rinia.

Duke parë rezultatet e ndryshme kolektive dhe dështimet në sistemin arsimit vështirë të besohet .

Prandaj duhet te krijohen strategji të reja dhe të ndryshme të zhvillimit të të rinjëve duke ju mundësuar nxënësve dhe studentëve të kenë hapësira komode dhe të mjaftueshme për zhvillim të njohurive më tutje.

Qasja jo e duhur nga nxënesit dhe mësimdhënësit ndaj shkollave me të drejtë , ka ndikuar që të përzgjedhë për punim të temës së diplomës , përmes të cilës kam kryer studime të shumta për të arritur në konkludime se si duhet të jetë një shkollë duke u bazuar në standarde.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.656

Included in

Architecture Commons

Share

COinS